UBT

Kriminalizimi i politikës e lë Kosovën në udhëkryq

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse Kosova ka hyrë në vitin e fundit të mandatit kushtetues për nivelin e pushtetit lokal, dhe në vjeshtën e këtij viti do të kemi zgjedhje të rregullta komunale, ndërsa nuk dihet saktësisht fati i zgjedhjeve qendrore, analistët politikë vlerësojnë se falë qeverisjes së keqe në nivelin e të gjitha institucioneve, qytetarët kosovarë janë pa pikë shprese se diçka mund të ndërrojë në Kosovë.

NDRYSHIMET E THELLA, MISION I PAMUNDUR

“Qytetarët e zhgënjyer me keqqeverisjen e vendit, përgjatë këtyre viteve të fundit, nuk i mban më asnjë shpresë se mund të ndërrojë diçka për të mirë edhe pas zgjedhjeve të reja komunale, që do të mbahen në vjeshtën e vonë të këtij viti, e aq më pak të atyre qendrore vitin e ardhshëm, shkaku i rënies së partive politike (pozitë dhe opozitë) në duart e mafio-oligarkëve si rezultat i nënshtrimit shkaku i financimit nga të njëjtët mafio-oligarkë ekonomikë”, potencoi analisti Florim Zeqa

As zgjedhjet e reja nuk shihen si alternativë ndryshim

Edhe pse Kosova ka hyrë në vitin e fundit të mandatit kushtetues për nivelin e pushtetit lokal, dhe në vjeshtën e këtij viti do të kemi zgjedhje të rregullta komunale, ndërsa nuk dihet saktësisht fati i zgjedhjeve qendrore, analistët politikë vlerësojnë se falë qeverisjes së keqe në nivelin e të gjitha institucioneve, qytetarët kosovarë janë pa pikë shprese se diçka mund të ndërrojë në Kosovë. Është një gjykim i përgjithshëm se si në nivelin qendror, që e mbajnë partitë e mëdha, si në nivelin komunal si në kryeqytet që udhëhiqet nga opozita (VV), nuk dallon mënyra e keqqeverisjes, tenderët, lejet e ndërtimit dhe shumëçka tjetër shkojnë për të njëjtët mafio-oligarkë të inkriminuar. Zgjidhja më fatlume, sipas analistëve politikë, do të ishte një alternativë krejtësisht e re politike. “Kosovës nuk i shkon fare për shtati gjendja aktuale, sepse si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë politike, pushtetin e kanë oligarkët ekonomiko-politikë, të ndërlidhur ashpër mes vete. Mbi këtë bazë si në zgjedhjet e ardhshme lokale të këtij viti, ashtu edhe ato të përgjithshme, kurdo që do të mbahen, kuptohet që në konstelacionin aktual politik, nuk do të ta shpijnë vendin në drejtimin e duhur. Forcat politike janë të kriminalizuara shumë. Ato kanë rënë nën diktatin e mafiozëve ekonomikë, ndaj nuk ka mundësi zhvillimi. Pa u ndarë nga ata nuk ecet përpara, sepse ne jemi dëshmitarë të shumë veprimeve shkatërrimtare të vendit. Oligarkët e kanë kapur pushtetin politik dhe janë futur thellë në pushtetin ekonomik dhe atë politik”, tha prof. Muhamet Kelmendi, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mobi Casa

Po na qeverisin mafio-oligarkët

Vlerësimi është kritik edhe nga analisti politik, Florim Zeqa. “Qytetarët e zhgënjyer me keqqeverisjen e vendit përgjatë këtyre viteve të fundit nuk i mban më asnjë shpresë se mund të ndërrojë diçka për të mirë, edhe pas zgjedhjeve të reja komunale, që do të mbahen në vjeshtën e vonë të këtij viti, e aq më pak të atyre qendrore vitin e ardhshëm, shkaku i rënies së partive politike (pozitë dhe opozitë) në duart e mafio-oligarkëve si rezultat i nënshtrimit shkaku i financimit nga të njëjtët mafio-oligarkë ekonomikë”, potencoi ai. “Nuk ekziston asnjë dallim nga qeverisja qendrore, që e mbajnë partitë e mëdha, nga ai në kryeqytet që udhëhiqet nga opozita (VV-ja). Gjithçka është e njëjtë si në dukje ashtu edhe në përmbajtje, duke filluar nga tenderët, lejet e ndërtimit dhe shumë aspekteve të tjera, që depërtojnë nëpër të njëjtat “filtra” të klanit mafioz “Pronto” dhe rrjeteve të tjera kriminale të nëntokës politike, si dhe përmes të njëjtëve mafio-oligarkë të inkriminuar ekonomikë”, theksoi më tej Zeqa. “Domosdoshmërisht para zgjedhjeve të reja komunale, e në veçanti para atyre nacionale, qytetarit duhet t’i ofrohet një alternativë të re politike, si shpresë për ndryshime dhe motivim për dalje masive në zgjedhje. Në të kundërtën, jo vetëm që nuk do të kemi rritje të përqindjes së daljes së elektoratit në zgjedhje, për pasojë do të kemi vazhdimin e “Status quos” politike përmes riciklimit politik në qeverisjen e vendit, apo thënë edhe më qartë në zhargonin sportiv të lojës së shahut, do të ndodhë vetëm një rokadë e klanit “Pronto” nga njëri, në tjetrin krah politik”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Korrupsioni politik

Pa alternativë të re politike, nuk sheh ndryshim pozitiv nga zgjedhjet e reja as analisti politik Ali Hertica. “E gjithë kjo gjendje, që sot shihet nga qytetari. Është një pritje e zymtë, e cila nuk po ka alternativë për shpresë, sepse kjo klasë politike, e cila e solli këtë situatë është e përqendruar vetëm për interesat e veta politike dhe klanet nepotiste. Tani qoftë pozita apo edhe opozita dalin të ushqehen dhe mbijetojnë nga i njëjti burim i korruptuar, i cili po arrin ta menaxhon situatën për interesa klanore dhe oligarkët. Shpëtimi dhe shpresa e vetme është që qytetarit t’i ofrohet një alternativë e re politike që përfundimisht t’ia kthen shpresën”, tha Hertica. Këtij skepticizmi i bashkëngjitet edhe analisti Albrim Badallaj, i cili një pjesë të fajit për këtë amulli ia hedh edhe qytetarit joaktiv në kërkim të ndryshimeve. “Realisht, edhe zgjedhjet e reja lokale të këtij viti nuk do të sjellin diçka të re, përpos premtime të reja dhe gënjeshtra të përditësuara. Tani e sa kohë qytetarët janë mashtruar pa reshtur dhe siç duket po u pëlqen që përsëri të mashtrohen, veçse ndonjëherë i ndërrojnë krahët, varësisht se cilat mashtrime u pëlqejnë me tepër apo i shkojnë për shtati. Neve nuk na nevojitet alternativë e re politike, por na duhet largimi i personave të inkriminuar nëpër këto parti, meqë vota nuk po mund ta bëjë një gjë të tillë”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Sipas tij, shpresa e vetme e rinisë kosovare ka mbetur migrimi drejt vendeve të Evropës, ashtu siç kanë ikur para dhe gjate viteve ’90-ta, për arsye politike dhe ekonomike. “Besoj që komoditeti që u është ofruar këtyre partive tek ne është mungesa e presionit ndërkombëtar dhe brishtësia e ligjit tek ne. Më shumë se alternativë, qytetarëve tanë i duhet vetëdijesim dhe njëra nga format e para duhet të jetë bojkotimi i zgjedhjeve në masë të madhe dhe mosshitja e votës për asnjë çmim”, tha analisti Albrim Badallaj./kosova sot/