Mobi Casa

Emisari gjerman për Asociacionin: Mund të mos ketë ende marrëveshje, por ka koncepte

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin ka thënë se do të duhet ende kohë që Kosova dhe Serbia të bien dakord për çështjen e Asociacionit, mirëpo, sipas tij, përpilimi i aneksit për zbatimin e marrëveshjes është hap i rëndësishëm dhe nëse palët vërtet duan zgjidhje, atëherë, siç thotë ai, mund të arrihet shumë në këtë proces.

“Mund të mos ketë ende ndonjë marrëveshje mes dy palëve për çështjen e Asociacionit. Por të paktën për herë të parë ka koncepte në tryezë se si mund të pajtohen interesat serbe dhe aftësia e Kosovës për të vepruar si shtet. Deri më tani, ky ka qenë gjithmonë vetëm një debat teorik. Nëse arrijmë të futemi në një proces pozitiv dhe të ndërtojmë besim të ndërsjellë se ne vërtet duam zgjidhje, atëherë mund të arrijmë shumë larg”, ka thënë Sarrazini për ” Die Welt”, transmeton Klankosova.tv

Hidromorava

Sarrazini theksoi se nëse tani palët do të përkushtohen vërtet për zbatimin e marrëveshjes, atëherë “do të kishim mundësinë historike për të bërë përparim të rëndësishëm”.

Kujtojmë se sot në Bruksel është duke u zhvilluar takim në nivel të kryenegociatorëve, ku në fokus do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj.