FITORJA

O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.

Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona. Pres që kjo të jetë temë edhe në Nju Jork”, tha O’Brien.

FIDANISHTJA

Ai ka folur edhe për seancën e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe tha se “duhet të jem i qartë për qëndrimin amerikan”.

“Edhe në vendin tim ka pasur diskutime për historinë tonë”. Tha O’Brien, duke shtuar se me Vuçiqin kanë folur për shumë tema.

“Qeveria serbe është një partner i mirë i qeverisë amerikane. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që ne të zbatojmë katër liritë mbi të cilat mbështetet BE-ja. Liria e lëvizjes, qeveria amerikane inkurajohet nga vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit. Presidenti Vuçiq është avokati kryesor, ne duam të vazhdojmë të sigurojmë që kufijtë të luajnë një rol sa më pak të jetë e mundur”, tha amerikani./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.