RCCOLA

Krimet serbe në Kosovë i mbulojnë politika dhe drejtësia e korruptuar

/ 19 minuta lexim
Fundamenti

Të premten e kaluar, Shoqata profesionale për dëme të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë, “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar një dosje shtesë për të cilën po kërkojnë vlerësimin e Gjykatës më të lartë në vend, asaj Kushtetuese. Dosja e dorëzuar nga drejtori i shoqatës, Jahir Bejta, përmban ankesën e shoqatës për mostrajtimin e padisë së tyre të bërë në vitin 2008 rreth dëmeve të shkaktuara ndaj shqiptarëve gjatë luftës, e me të cilën kërkohet kompensim.

“Ankesa në Gjykatën Kushtetuese të Shoqatës profesionale për dëme të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë, ‘Ngritja e Zërit’, është shumë me vend, sepse Serbia ka bërë kërdi dhe masakër të paparë si në njerëz, si në infrastrukturë, duke i përfshirë edhe ato monumente shumë të rëndësishme dhe të kultit fetar. Do të duhej patjetër që të bëhet kompensimi i dëmeve të luftës, që kërkohet nga të gjitha vendet e luftës ku shkaktohet krimi dhe lë pas shkatërrimet. Mjerisht, në Kosovë ne nuk kemi gjykata, që e kam thënë disa herë në këtë gazetë lidere, sepse këto gjykata janë të kalbura dhe veprojnë sipas politikës e jo sipas Kushtetutës së vendit”, thotë analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”

Të premten e kaluar, Shoqata profesionale për dëme të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë, “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar një dosje shtesë për të cilën po kërkojnë vlerësimin e Gjykatës më të lartë në vend, asaj Kushtetuese. Dosja e dorëzuar nga drejtori i shoqatës, Jahir Bejta, përmban ankesën e shoqatës për mostrajtimin e padisë së tyre të bërë në vitin 2008 rreth dëmeve të shkaktuara ndaj shqiptarëve gjatë luftës, e me të cilën kërkohet kompensim.

Tani, mbetet edhe një pritje tjetër e qytetarëve dhe bizneseve, si shpresë e fundit, nëse do të vendoset në favor të shoqatës që dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese që të trajtojnë paditë e kosovarëve kundër Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës. Ekspertët e kësaj fushe, analistët politikë, por edhe qytetarët, kanë mendime të ndryshme rreth këtij veprimi, por kryesisht mbizotëron gjykimi kritik ndaj institucioneve të drejtësisë së Kosovës dhe institucioneve të larta të shtetit, Qeverisë që kanë dështuar për dy dekada që ta adresojnë si duhet këtë problem, i cili konsiderohet se është turpi më i madh i institucioneve të shtetit të Kosovës, që nuk marrin veprime ligjore e kushtetuese për trajtimin dhe vendosjes e së drejtës për kompensim të dëmeve të luftës si për qytetarët si individë, ashtu edhe për bizneset. Madje, injorimi i këtyre rasteve nga institucionet e politikës, në bashkëveprim me ato të drejtësisë, kualifikohet edhe si një kategori e veprës së barabartë me tradhti kombëtare.

Në dialog u shtruan tema në favor të Serbisë e jo të Kosovës Gazeta e ka kontaktuar z. Jahir Bejta nga Shoqata “Ngritja e Zërit”, i cili ka dhënë shumë arsyetime pse e kanë ndërmarrë këtë veprim. “Dosja drejtuar Gjykatës Kushtetuese në cilësinë e gardianit të drejtësisë, ka të bëjë me vlerësimin e kushtetushmërisë së aktvendimeve të marra nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila ka refuzuar procedurën e revizionit lidhur me trajtimin e padive për kompensim të dëmit moral dhe material. Se dyti, Gjykata Kushtetuese është përgjigjur edhe më parë në dosjet e parashtruara, por të njëjtat i ka refuzuar si të papranueshme, me arsyetimin se gjykatat e rregullta kanë zbatuar drejt nenin 18,3 të LPK-së, i cili theksohet se, kur nuk është kompetente gjykata e vendit, gjykata hedh poshtë padinë e paditësit. Por, ky fakt nuk qëndron, pasi gjykatat e rregullta nuk kanë marrë për bazë dispozitat e LPK-së, të cilat lejojnë zhvillimin e procedurës si në vijim: -Nuk është përfillur dispozita nga neni 28. parag.1,2,3 të LPK-së, dispozitë e cila detajon mundësinë e zhvillimit të procedurës pranë gjykatave tona vendore, pasi kemi të bëjmë me çështje me element ndërkombëtar. -Nuk është zbatuar neni 47,1 dhe 47,2, i cili detajon se për çështjet jokontraktuale kompetente është gjykata në territorin e së cilës është kryer veprimi dëmtues “forum delikti commissi”. – Nuk janë marrë për bazë dispozitat nga neni 51, 60, 61, të LPK-së, të cilat lejojnë zhvillimin e procedurës sipas vendit ku ka ndodhur krimi nëse vendi paditës e ka përfaqësinë në vendin ku ka ndodhur krimi. Në rastin konkret, Republika e Serbisë e ka përfaqësinë në Prishtinë”, theksoi Jahir Bejta për “Kosova Sot”. Deputeti Faton Topalli nga PSD-ja thotë se kjo temë qëllimisht deri tani është lënë jashtë trajtimit edhe në bisedimet e Brukselit.

“Në dialogun me Serbinë u shtruan kryesisht temat për të cilat ka pasur interes pala serbe. Ka qenë në interesin tonë të shtrojmë çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës, pensioneve të vjedhura, trashëgimisë nga ish -Jugosllavia, çështjen e kursimeve bankare të humbura, fatin e të pagjeturve, pasuritë e Kosovës në Serbi, tema të cilat janë me interes për Kosovën, por që nuk janë shtruar asnjëherë gjatë dialogut”, theksoi Topalli për “Kosova Sot”. Do të duhej patjetër që të bëhet kompensimi i dëmeve të luftës Sipas analistit politik Reshat Badallajt, ankesa është shumë me vend, ajo e shoqatës “Ngritja e Zërit”, që e ka dërguar të shqyrtohet dhe të merret vendimin i drejtë i Gjykatës Kushtetuese në favor të dëmeve shumëmiliardëshe që ka lënë pas Serbia fashiste në Kosovë, por ai dyshon që edhe Gjykata Kushtetuese do të veprojë njësoj sikur instancat e tjera të deritashme, gjykatat e rregullta. “Ankesa është shumë me vend, sepse Serbia ka bërë kërdi dhe masakër të paparë si në njerëz, si në infrastrukturë, duke i përfshirë edhe ato monumente shumë të rëndësishme dhe të kultit fetar. Do të duhej patjetër që të bëhet kompensimi i dëmeve të luftës që kërkohet nga të gjitha vendet e luftës ku shkaktohet krimi dhe lë pas shkatërrimet. Mjerisht, në Kosovë ne nuk kemi gjykata, që e kam thënë disa herë në këtë gazetë lidere, sepse këto gjykata janë të kalbura dhe veprojnë sipas politikës e jo sipas Kushtetutës së vendit. Këta të marrë janë puthadorë dhe sahanlëpirës të politikës dhe bandave politike. Vetëm ndaluni dhe mendoni edhe pas 19 vitesh nuk është marrë një vendim i tillë. Dhe të hedhen poshtë si të pabazuara jo më pak se 25 mijë padi të qytetarëve të dëmtuar, a nuk përbën kjo krim dhe padrejtësi”, është shprehur Badallaj për “Kosova Sot”.

Sipas tij, qytetarët bëjnë padi aty ku është shkatërruar ekonomia dhe dëme të tjera dhe kjo të përbuzet, kjo është e paprecedentë,që të mos i lejohet qytetarit të bëjë padi për djersën e vet. “Kush ka dy mend në kokë kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe pos se është e përzier politika në këtë sistem të kalbur gjyqësor”, theksoi ai.

Badallaj po ashtu thotë se kjo është kryekëput në kundërshtime me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, tradhti e pastër ndaj kombit e shtetit. “Personalisht e vlerësoj se kjo nuk është asgjë tjetër, pos tradhti kombëtare, por mua aspak nuk më çudit fare se që nga majat e shtetit e të bandave politike, Qeverisë kuislinge dhe Kuvendit rrugaçësh e vagabondësh janë në këtë udhë tradhtie dhe poenta kryesore e tyre është se si të qëndrojnë në pushtet, si të vjedhin dhe të pasurohen, që u bënë supermilionerë, që deri dje ishin fukarenj të dorës së parë, por duke vepruar gjithmonë në dëm të vendit dhe interesave të qytetarëve të saj. Kjo bandë e faqes së zezë i ka rënë në gjunjë Serbisë fashiste, sepse kështu e do politika tradhtare e vendit, që mjerisht janë të pameritueshëm për të qeverisur vendin dhe e dërgojnë në humnerë”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”.

Sidoqoftë, analisti Ali Hertica shpreson se dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese do të marrë një epilog dhe kthesë pozitive në favor të të gjitha palëve të dëmtuara për të cilat avokon kjo organizatë. “Ligji ndërkombëtar dhe humanitar është në favor për Kosovën. Në atë ligj, neni 3 në mënyrë decidive thotë se në Kosovë ka ndodhur konflikt me përmasa të vrasjes së popullatës civile dhe dëmtim të pronës ashtu që ka marrë karakter të luftës dhe institucionet tona dhe gjykatat janë të obliguara t’i implementojnë konventat e Gjenevës dhe po shpresojmë se do të kthen për së pari dhe së mbari Gjykata Kushtetuese, ku duhet gjithsesi të kërkohet kompensim i plotë sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, e jo Gjykata Kushtetuese të bëjë refuzim të ngjashëm si ato të gjykatave të rregullta vendore, që të mos lejohet të bëhet padia ndaj një shteti, i cili bëri gjenocid mbi sovranin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Është një turp i madh i të gjitha këtyre institucioneve që tani mbi 19 vjet pas lufte asnjë institucion relevant ligjor dhe shtetëror, nuk i trajtoi si duhet këto raste, dhe as nuk mori veprimin e duhur që së pakut t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare për krime lufte që të dënojë shtetin fashist serb për të gjitha krimet dhe dëmet e kryera në Kosovë “, theksoi analisti Hertica për “Kosova Sot”.

Sipas analistit politik Shefik Shkodra, paralel me politikën e përgjithshme, shteti është dashur të organizojë dhe të angazhojë kuadrot e zgjedhura enkas për të paditur Serbinë për dëmet e luftës, madje edhe të paraluftës. Ai thotë se edhe Shoqatat si ajo ‘ Ngritja e Zërit’ për dëmet e luftës që ka bërë padi në Gjykatën Kushtetuese të vendit është shumë me rëndësi. Sidoqoftë, sipas Shefik Shkodrës, mbetet shumë për të dëshiruar nëse Kushtetuesja do të marrë vendim të drejtë. Gazetari u ka dërguar pyetje Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, po ata nuk kanë kthyer përgjigje.

RCCOLA

KELMENDI: DUHET PËRGJEGJËSI PËR ÇDO KRIM DHE DËM TË BËRË

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi theksoi për “Kosova Sot” se sado që vonohet çështja e trajtimit të dëmeve dhe krimeve të luftës, ato nuk zhbëhen dhe nuk parashkruhen, ndonëse qytetarët humbin shumë nga vonesa e trajtimit të tyre. Sipas Kelmendit, me zvarritjen e trajtimit të kësaj teme janë duke u bërë kompromise tepër të mëdha politike në favor të shtetit serb, për interesin e atyre që po dialogojnë, por edhe këtyre do t’u vijë fundi një ditë.

Sipas Kelmendit, është e turpshme se si në kuadër të diskutimeve për gjoja pajtim me shtetin serb, po diskutohet edhe çështja e amnistisë së kriminelëve serbë, për dhunën dhe gjenocidin e bërë në Kosovë dhe po injorohet tema e krimeve dhe dëmeve të luftës që Serbia i ka bërë Kosovës. “Shqiptarët kanë pësuar dëme të mëdha, që kurrsesi nuk mund të krahasohet me dhunën ndaj serbëve. Duhet përgjegjësi për çdo krim dhe dëm të bërë. Në vitet 1989/90 janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë shqiptarë. Po në këtë periudhë u përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe u shkatërruan mbi 150 mijë objekte të ndryshme në Kosovë. Kjo dhunë ka elemente të gjenocidit mbi baza nacionale dhe raciste”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas Kelmendit, drejtësia duhet të jetë shumë e përpiktë, sepse duhet të ketë përgjegjësi për çdo krim dhe dëm të bërë. “Nuk është me rëndësi përkatësia nacionale. E, në këtë anë, Serbia është e mbushur me dhunë dhe me kriminalitet. Ato nuk mund të amnistohen. Kuptohet se as dhuna ndaj civilëve. E tërë kjo vjen edhe nga e drejta ndërkombëtare për krime të luftës dhe gjenocide. Në atë të drejtë nuk njihet instituti i amnistisë së këtyre krimeve dhe të kriminelëve. Ato janë krime që nuk vjetërsohen kurrë. Edhe sot ndiqen krimet dhe kriminelët e LDB-së. Por, heshtja këtu nuk është te nxjerrja e drejtësisë në dritë, por te përpjekjet në vazhdim të z. Thaçi për të ruajtur veten nga ndonjë përgjegjësi eventuale nga Gjykata Speciale”, theksoi prof. Muhamet Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”.

ALIU: I TËRË SISTEMI I DREJTËSISË KONTROLLOHET NGA POLITIKA Sipas analistit Bislim Aliu, dosja e dorëzuar nga drejtori i Shoqatës Jahir Bejta, që përmban ankesën e Shoqatës, për mostrajtimin e padisë së tyre të bërë në vitin 2008, rreth dëmeve të shkaktuara ndaj shqiptarëve gjatë luftës, me të cilën kërkohet kompensimi, do të duhej të merrte me në fund epilogun pozitiv, por mbetet shumë pikëpyetje e madhe, pasi krejt sistemi kontrollohet nga politika. “Tani, shtrohet pyetja, se a do të vendosë në favor të shoqatës, që e dorëzoi ankesën në Gjykatën Kushtetuese, trupa e kësaj gjykate për refuzimin e gjykatave vendore që të trajtojnë paditë e kosovarëve kundër Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës? Me të vërtetë është e paqartë dhe ne vazhdimisht duhet të pyesim se a thua, pse edhe pas 19 vjet pas luftës me Serbinë nuk kemi gjykim dhe verdikt meritor, si është e mundur që gjykatat në Kosovë, ende nuk denjojnë të trajtojnë paditë e qytetarëve dhe të bizneseve për kompensimin e dëmeve të luftës, në përputhe me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës dhe pse janë ‘hedhur poshtë si të palejuara’ mbi 25.000 padi të qytetarëve dhe të bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës? Gjërat duhet të qartësohen shumë pastër… si mund të kërkojnë kompensimin e dëmeve të luftës qytetarët dhe bizneset e shtetit të Kosovës, në Beograd dhe, pse gjykatat nuk ua lejojnë qytetarëve ta bëjnë e ta realizojnë në shtetin e tyre dhe vendin e tyre në Kosovë, aty ku edhe kanë ndodhur krimet dhe dëmet e luftës? Konsideroj dhe besoj që është e drejtë të thuhet se ky veprim bizar është tërësisht kundër interesave të popullit, duke paraqitur nënshtrim klasik ndaj Serbisë gjenocidale, është edhe “TRADHTI KOMBËTARE E SHTETËRORE”, kundër ligjit dhe kushtetutës së vendit “, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

ZEQA: POLITIKA DHE GJYQËSORI KOSOVAR VEPROJNË KUNDËR INTERESAVE TË QYTETARËVE

Analisti politik Florim Zeqa vlerëson se tanimë pas neglizhencës institucionale për fatin të pagjeturve, hedhja poshtë e padive të qytetarëve kundër Serbisë, si “të palejuara” në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Kushtetutën në fuqi, është tregues shtesë, se politika dhe Gjyqësori kosovar, me vite të tëra janë duke vepruar kundër interesave të qytetarëve dhe vendit të vet dhe në mbrojtje e dobi të Serbisë armike e fashiste dhe urdhëruesve të tyre në Kosovë, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe faktet e pakontestueshme. “Mohimi, gjegjësisht ‘hedhja poshtë si te palejuara’ diku e mbi 25. 000 padive të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit te Serbisë për kompensimin e dëmeve te luftës, përveçse veprim nënshtrues ndaj Serbisë, është veprim kundër ligjeve dhe sistemit kushtetues të vendit, që ndryshe paraqet tradhti kombëtare dhe shtetërore. Është për t’u përshëndetur veprimi i shoqatës profesionale për dëme të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë, “Ngritja e Zërit”, e cila ka dorëzuar të premten një dosje shtesë për të cilën po kërkojnë vlerësimin e Gjykatës më të lartë në vend, asaj Kushtetuese. Bazuar në përvojën e deritanishme dhe servilizmin e skajshëm të Gjykatës Kushtetuese ndaj klasës politike në pushtet, nuk pritet që kjo gjykatë të vendosë në favor të shoqatës në fjalë. E kemi këtë situatë paradoksale, gjykatat vendore nuk ua lejojnë qytetarëve dhe bizneseve të realizojnë të drejtën e tyre në Kosovë, në vendin ku kanë ndodhur krimet-dëmet e luftës, duke i sugjeruar ata që të shkojnë në Beograd për të kërkuar të pamundurën- ‘kërkimin e maces së zezë në terr'”, theksoi analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

“Kjo gjykatë duhet ta japë përgjigjen e plotë se si dhe pse janë ‘hedhur poshtë si të palejuara’ mbi 25.000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës. Ndryshe, si mund të kërkojnë kompensimin e dëmeve të luftës qytetarët dhe bizneset e shtetit të Kosovës në Beograd dhe pse gjykatat nuk ua lejojnë qytetarëve ta bëjnë e ta realizojnë këtë në shtetin e vendin e tyre në Kosovë, aty edhe ku ka ndodhur vetë krimidëmet e luftës. Kjo s’do koment, është ndërhyrje e pastër politike. Kjo gjykatë duhet të hapë rrugë për kthimin e drejtësisë në binarët normalë dhe të kërkojë se kush janë ata që japin urdhër në formë të ‘këshillës vepruese’ , por duke dalë kështu ‘mbi ligjin’, që të gjitha paditë e ushtruara kundër Serbisë nëpër gjykatat e Kosovës ‘të hedhen poshtë si të palejuara’ në kundërshtim të plotë me ligjin e Kushtetutën në fuqi! Na bazë të veprimeve të deritashme të drejtësisë, me bazë dyshohet se politika dhe Gjyqësori kosovar po veprojnë kundër interesave të qytetarëve dhe vendit të vet dhe në mbrojtje e dobi të Serbisë armike e fashiste dhe urdhëruesve të tyre në Kosovë, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe faktet provuese”, theksoi analisti Ragip Guraziu për gazetën “Kosova Sot”

Qytetarët akuzojnë politikën; krimet e Serbisë po mbulohen me krimet e brendshme politike Qytetarë të anketuar nga gazeta, akuzojnë politikën dhe drejtësinë kosovare, se po e bënë turpin më të madh, që duke lënë krejtësisht anash krimet e bëra nga Serbia në Kosovë, po mbulohen dhe amnistohen dhe krimet që në formë të qërimit te hesapeve brenda grupacioneve politike janë bërë nga vetë shqiptarët e Kosovës, dhe kjo është një njollë e madhe që po rrezikon të mbetet e pashlyer në historinë luftës dhe të shtetit të Kosovës. Një dyshim të tillë e hedh, qytetari Skënder Llugiqi, veteran i luftës së UÇK-së. “Asnjë nga këto krime dhe dëme deri më tani nuk janë trajtuar dhe nuk po trajtohen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Mirëpo, akoma më e keqe është kur flasim për dëmet që na i kanë bërë edhe njerëzit të cilët edhe sot janë në krye të institucioneve të shtetit, që edhe aso kohe e kanë shantazhuar UÇK-në, dhe në emër të UÇK-së dhe të sakrificës së UÇK-së kanë ardhur e janë bërë milionerë, dhe punojnë edhe sot e kësaj dite shumë më shumë në favor të armikut. I gjithë opinioni publik tanimë e di që Arnaud Denjear, i cili ka qenë më parë këshilltar i Vuçiqit, sot është këshilltar edhe i Vuçiqit, edhe i Hashim Thaçit, si kuadër i Shërbimit sekret francez, e që edhe sot ende e këshillon Hashim Thaçin. Ai e këshillon në mënyra sekrete. Dhe, për sekretet, të cilat i di unë gjatë luftës, ka shumë raste që njerëzit edhe janë vrarë. Komandant Drinin- Ekrem Rexhën, ndoshta ka ditur edhe diçka më shumë se unë, është i vrarë dhe nuk po dihet vrasësi”, theksoi Llugiqi për “Kosova Sot”.

Qytetari Faik Beqiri thotë se injorimi i akuzave për krimet serbe të luftës është një krim i dyfishtë që po bëhet tani nga drejtësia dhe politika kosovare. “Kjo heshtje dhe ky injorim jo që është e pafalshme, por me këtë veprim këta po e bëjnë gati të njëjtën gjë që serbët e kanë bërë në kohën e luftës. Ky është një krim tjetër për popullin tonë, që nuk po i gjykojnë krimet e luftës dhe nuk po e iniciojnë as në institucionet ndërkombëtare. Kjo çështje është dashur të hapen e të fillojë të marrë trajtimin adekuat menjëherë pas luftës, sepse nuk ka shtet në botë që i ndodhin krime dhe dëme të kësaj natyre dhe e lënë në heshtje ngritjen e padisë dhe gjykimin e këtyre lloj krimeve”, theksoi qytetari Faik Beqiri për “Kosova Sot”.