Hidromorava

Krenar Xhaferi votuesve: Më keni dhënë nderin e jetës dhe më keni ngarkuar me përgjegjësinë më të madhe: të jem zëri dhe forca juaj

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Falë mbështetjes së jashtëzakonshme, për herë të parë më është dhënë mundësia të bëhem zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky nuk është fundi, por një fillim i ri. Premtimi im mbetet i njëjtë: do të jem gjithmonë pranë jush, do të punoj për ju dhe me ju, për një Kosovë më të mirë, për një të ardhme më të ndritur, për ëndrrat dhe shpresat tona të përbashkëta ka shkruar Krenar Xhaferi në mesazhin e tij drejtuar votuesve të LDK-së!

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Ju falënderoj nga zemra – juve, 19.115 votues të LDK-së që më keni dhënë besimin tuaj! Falë mbështetjes së jashtëzakonshme, për herë të parë më është dhënë mundësia të bëhem zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky rezultat nuk është vetëm i imi është edhe i juaji, i secilit prej jush që keni besuar, shpresuar dhe punuar për të. Më keni dhënë nderin e jetës dhe më keni ngarkuar me përgjegjësinë më të madhe: të jem zëri dhe forca juaj.

Rruga jonë sapo ka nisur dhe sfidat para nesh janë të shumta, por jam i sigurt se me bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm, do t’i arrijmë sukseset që na presin.

Fundamenti

Jam krenar që përshkova një fushatë të ndershme, të bazuar në parime të forta dhe përkushtim të palëkundur, duke besuar se politika është një shërbim i pastër ndaj qytetarëve.

Ky nuk është fundi, por një fillim i ri. Premtimi im mbetet i njëjtë: do të jem gjithmonë pranë jush, do të punoj për ju dhe me ju, për një Kosovë më të mirë, për një të ardhme më të ndritur, për ëndrrat dhe shpresat tona të përbashkëta!

Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, për mbështetjen pa kushte dhe dashurinë e përzemërt që më kanë dhënë në çdo hap të këtij udhëtimi.
Faleminderit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.