Fundamenti

KPF rekomandon për Kuvend propozim-buxhetin 2023, opozita nuk dakordohet për bartjen e pikave të mbetura nga seanca e kaluar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit, ka mbajtur sot takimin e radhës, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal propozim-buxhetin e Komunës së Gjilanit për vitin 2023, propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokalë, informatën për korrje-shirje si dhe raportin e komisionit për ndarjen e bursave.

Ndërkaq, kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-QKKM-së, nuk i mori votat e nevojshme për t`u rekomanduar në Kuvend, pasi opozita doli kundër, me arsyetim se në këtë objekt ka qenë e planifikuar hapja e një qendre regjionale stomatologjike.

Opozita nuk ra dakord as për bartjen e pikave të mbetura nga seanca e tetë, me arsyetim se ajo seancë nuk është mbyllur dhe se duhet të vazhdohet.

ARKATANA

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit tha se sidoqoftë, këto pika do të diskutohen në fillim të seancës së ardhshme dhe i mbetet Kuvendit të vendos për këtë.

Ai ka kërkuar nga opozita, e cila e ka shumicën në KPF, që të mos e luajë arrogancën e numrave e ta bllokojë punën, por të jetë bashkëpunuese për interesa të qytetarëve, ndërkohë që opozita është përgjigjur duke thënë se ata janë në rolin e tyre dhe se nuk mund t`u lihet faji për dështim të seancës, shkaku i mungesës së kuorumit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.