Rashiti: Minus një milion euro buxhet i humbur për bulevardin e qytetit të Gjilanit
Gjilan – Secila ditë e kësaj qeverisje komunale është për keqardhje, qytetarët janë thellësisht të zhgënjyer më këta që sot po e bllokojnë çdo zhvillim për Gjilanin. Edhe vet ata të cilët e përkrahën me votë këtë qeverisje, po e shprehin hapur pakënaqësinë e tyre, sepse fatkeqësisht dështimet janë kolosale në secilin projekt madhor për qytetin tonë ka shkruar Riad Rashiti.
Reagimi i plotë:
Më 18 shkurt 2024 është prezantuar projekti i bulevardit të qytetit të Gjilanit në vlerë prej 20 milion euro. Buxheti prej një milion euro është ndarë komunës së Gjilanit për vitin 2024. Paaftësia, mos puna dhe mosdija janë shkaktar i kësaj katrahure në qeverisjen e Gjilanit dhe të Kosovës.
Asnjë veprim nuk është bërë nga qeverisja e dështuar komunale dhe qendrore, për të filluar dhe përfunduar projektet kapitale, siç është projekti i bulevardit të qytetit. Aq më pak respektimi i procedurave ligjore, nuk është bërë asnjë dëgjim publik me qytetarët e Gjilanit, asnjë diskutim me profesionistët e fushës, asnjë konsultim me përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin Komunal, nuk ka formuar asnjë ekip të ekspertëve për të menaxhuar këtë projekt. Prandaj janë të padenjë me udhëheq me Gjilanin.
Qeverisja e VV-së në Gjilan duhet të marrin shembull qeverisjen e PDK-së në Ferizaj, që pa përkrahjen financiare të qeverisë, e nisën dhe e përfunduan bulevardin e qytetit të tyre. Ndërsa Gjilanit projektet po i treten të paluara në letër nëpër administratën komunale e stërmbushur me militantë dhe praktikantë të VV-së. Marre për besë./rajonipress/
https://www.facebook.com/riad.rashiti.9/videos/828086952836895