UBT

KPF në Viti propozon disa pika të rëndësishme

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e tetë të rregullt. Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, njëherit kryesues i këtij takimi i ka njoftuar të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akëtëve të nxjerra më parë nga Kuvendi komunal i kësaj komune. Ai ka paraqitur edhe disa të dhëna mbi gjendjen e pandemisë në këtë komunë duke shprehur edhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët që kanë humbur anëtarët e familjes si pasoj e virusit COVID-19. Kryesuesi Pira bëri me dije se Komuna e Vitisë po bënë përgatitjet që seanca e radhës e Kuvendit Komunal të mbahet online shkaku i gjendjes së pandemisë të krijuar nga korona virusi. Gjatë këtij takimi pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës anëtarët e KPF kanë paraqitur edhe vërejtët dhe sugjerimet e tyre mbi pikat e parapara.

Megjithatë me shumicë votash kanë kaluar këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullore për këshillat e fshatrave.
3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 01-110/05-920 e datës 01.10.2020.
4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e Propozim vendimit për themelimin e vend gjuetisë së përbashkët në Komunës së Vitisë.
5. Propozim për ndryshim plotësim të vendimit me Nr.01-111/01-1055, i datës 29.10.2020, për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash.
6. Propozim për shfuqizimin e vendimit me Nr. 02-110/05-1052 i datës 29.10.2020, për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal të kryetarit të Komunës së Vitisë me komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, bujqësi etj.
7. Propozim për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-1053 i datës 29.10.2020, për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për bashkëpunim ndërkomunalë me komunat e Republikës se Kosovës.
8. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.
9. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Ferizajt në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Ferizajt në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Ferizajt në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.
10. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.
11. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.

Fundamenti

Ndërsa propozim për shqyrtimin dhe miratimin e Propozim rregullore për procedurat e brendshme për menaxhim të pasurive jo financiare është tërhequr nga rendi i ditës shkaku i një gabimi teknik në procedurat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.