UBT

KPF në Viti debaton për pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar – qershor 2024

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Të hënën është mbajtur mbledhja e shatat e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF dhe atë nën kryesimin e Bekim Azizit. Ai fillimisht i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë.

Megjithatë para shqyrtimit të pikave të paraparë të rendit të ditës anëtarët e këtij komiteti parashtruan pyetje, kërkesa dhe shqetësime të ndryshme.
Ata kërkuan sqarime dhe informata se a do të jenë të gatshëm për 1 shtator objekti i shkollës së re fillore “Halil Alidema” në Pozheran por edhe Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” – Viti.

Gjithashtu u kërkua edhe që në Pozheran të bëhen edhe disa shenjëzime në rrugë që të rritet siguria në trafik si dhe u kërkua që të rritet dinamika e punimeve të në qytetin e Vitisë.

Megjithatë në këtë mbledhje me shumicë votash pas shqyrtimit dhe plotësimit nga anëtarët e KPF me shumicë votash u aprovuan këto pika:
Procesverbali nga mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politike dhe Financa.

UBT

Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2024
Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik projekt planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2025.
Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik draft rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2025.

Gjithashtu u dha edhe një informatë nga drejtoria komunale e Arsimit dhe atë për lidhur me procesin edukativo arsimor dhe përfundimi i gjysmë vjetorit te dytë për vitin shkollor 2023-2024.

Në këtë takim pos anëtarëve të KPF-së në emër të ekzekutivit i pranishëm ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndërsa dokumentet financiare u prezantuan nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kurse informata rreth arsimit nga drejtoresha e DKA-së, Arta Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.