ARKATANA

Haliti mbajti debatin e parë publik me qytetarë për vitin 2024

/ 1 minutë lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e parë publik me publik me qytetarë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata për punën e qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti si dhe për planet për pjesën e mbetur të vitit 2024.

Në këtë takim fillimisht para qytetarëve u bë një video prezantim nga punimet e kryera në lokalitet e ndryshme të komunës së Vitisë si dhe nga aktivitetet e zhvilluara.

Në këtë takim Haliti, pos që i ka njoftuar qytetarët me aktivitet dhe punët e komunës, ka theksuar edhe përkushtimin e qeverisjes lokale në përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së qytetarit.

UBT

Ai poashtu përmendi edhe shumë projekte që janë realizuara në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë.

Ndërkaq, pjesa e dytë e këtij takimi ishte e hapur për qytetarët të cilët parashtruan pyetjet apo komentet e tyre të drejtuar kryetarit të komunës./rajonipress/