Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovë – Luksemburg pritën që fillimisht të përkrahën tri fshatra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovë – Luksemburg në kuadër të projektit “Zhvillimi i komuniteteve”.

Me këtë rast Haliti, u shpreh se bashkëpunimi në mes të komunës me këtë fondacion është i gjatë dhe ju jam mirënjohës atyre për këtë bashkëpunim.
“Kemi një bashkëpunim të gjatë dhe të mirë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg. Unë jam falënderues për stafin menaxherial të këtij fondacioni por edhe për financuesit e saj si dhe për qeverinë e Luksemburgut dhe atë për ndihmën e vazhdueshme për rajonin sidomos për komunën e Vitisë dhe atë në shumë projekte”, u shpreh Halit, duke përmendur në veçanti projektet të realizuara në fushën e arsimit dhe në bujqësisë në këtë komunë.

Haliti gjithashtu bëri me dije se aktualisht janë pjesë e kësaj marrëveshje tri fshatra por do t`i shkojnë mundësinë që të përfshijnë edhe dy fshatra të tjera të cilat kanë konkurruar.

ARKATANA

Ndërkaq, Izja Ademi, përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, tha se bashkëpunimi i këtij fondacioni me komunën e Vitisë është i shkëlqyeshëm duke thënë se më herët në këtë komunë janë realizuar disa projekte.

Ai potencoi se shpreson se me ndihmën e kryetarit do të vazhdojnë t`i përkrahin edhe 3 fshatrat./rajonipress/