Eko Higjiena

Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ishin mysafirët ata që kaluan në avantazh të parët duke shënuar qysh në minutën e dytë përmes Ori Oskarrson që realizoi për 1-0.

Pas pësimit të golit, Kosova dalëngadalë filloi ta marrë ritmin e lojës duke kontrolluar kundërshtarin në çdo cep të fushës.

Në minutën e nëntë, Paqarada harkoi në zonë, Rrahmani gjuajti me kokë, por në duart e portierit.

‘Dardanët’ rrezikuan sërish në minutën e 15-të, kësaj radhe përmes Ermal Krasniqit, por ai ishte i pafat pasi gjuajtja e tij përfundoi pak mbi portë.

Eco Higjiena

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme për ta gjetur golin, Kosova e gjeti atë në minutën e 35-të.

Nga një aksion fantastik që kaloi fillimisht në këmbët e Milot Rashicës dhe pastaj tek Leart Paqarada, ky i fundit asistoi tek Vedat Muriqi i cili realizoi për rezultatin 1-1.

Po luheshin sekondat e fundit të pjesës së parë kur Milot Rashica bëri një super asistim për Vedat Muriqin i cili realizoi sërish për ta përmbysur rezultatin në 2-1 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë Muriqi realizoi golin e tij të tretë personal dhe të tretin për Kosovën në këtë takim në minutën e 79-të për rezultatin 3-1.

Kjo fitore ishte një arritje historike për Kosovën pasi për herë të parë kemi siguruar pjesëmarrjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, teksa kujtojmë se vite më parë e kemi nisur nga Liga D dhe ja ku jemi tani./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.