Bersant Celina vazhdon me formë fantastike, shënon super gol me AIK-un

Bersant Celina po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin suedez, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më vendimtarë të AIK-ut në fillim të sezonit.
Mesfushori sulmues nga Kosova ka qenë protagonisti kryesor edhe në ndeshjen e radhës, duke i dhënë ekipit të tij një tjetër fitore të rëndësishme.
Pas golit të fitores ndaj GAIS-it në xhiron e kaluar – kur shënoi në minutën e 92-të dhe siguroi tri pikë me një goditje vendimtare në kohën shtesë – Celina ishte përsëri vendimtar në sfidën ndaj Östers.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe përfundoi me rezultat 1-0 në favor të AIK-ut, falë një supergoli të realizuar nga Celina në minutat e fundit të lojës.
Ai tregoi edhe një herë klasin e tij me një goditje të saktë që nuk i la asnjë shans portierit vendas.
Pas një paraqitjeje shumë të mirë, ai u zëvendësua në minutën e 92-të, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.
Kjo ishte fitorja e tretë për AIK-un në katër ndeshje të zhvilluara deri tani, ndërsa një ndeshje tjetër ka përfunduar në barazim.
Me këtë rezultat, klubi nga Stokholmi është ngjitur në krye të tabelës së elitës suedeze me gjithsej 10 pikë. Hammarby, që mban vendin e dytë, ka një pikë më pak, çka dëshmon për garën e ngushtë që po zhvillohet në fazat e para të sezonit. /Telegrafi/