UBT

Kosova me papunësinë më të lartë në Evropë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Megjithëse shifrat flasin për një gjendje të rëndë të papunësisë dhe varfërisë, festa nuk ndalet. Sipas raportit të Bankës Botërore, papunësia në Kosovë sillet rreth 40 për qind dhe se mbetet një sfidë për vendit por bazuar në të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës,shkalla e papunësisë në vend është 30.9 për qind.

Shkalla e papunësisë tek meshkujt mbetet 28.1 për qind, tek femrat 40.0 për qind, ndërkaq shkalla e papunësisë tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 55.3 për qind.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, thotë për KosovaPress se preokupimi më i madh në vend, mbetet papunësia, e po ashtu dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve.

“Preokupimi më i madh është papunësia në Kosovë, për ne si BSPK. Në këtë drejtim jemi duke përgatitur një strategji dhe dialogu me ata që janë kompetentë të hapin vende të reja të punës. Besoj se është një rrugë e vështirë, sepse është një papunësi e madhe dhe me një buxhet që ka qeveria jonë, normal që ka me pas probleme dhe sektori privat është thithësi më i madh i hapjeve tëvendeve të punës….. Përpos papunësisë, ne kemi shkelje dhe të atyre që janë në vendet e tyre të punës, sidomos në sektorin privat. Atje është shkelja, bëhet në mos implementimin e ligjit të punës ”, tha ai.

Arifi, i cili është i thirrur për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, nuk e ka parë të arsyeshme që për 1 Maj të paktën të protestohet, në një vend ku papunësia paraqet pothuajse problemin më të madh, e ku të drejtat e punëtorëve shkelen me dy këmbët.

Mobi Casa

“Ne kemi protestuar katër vitet e fundit dhe protestat nuk kanë qenë ato të dëshiruarat dhe të kërkuara nga ne numerikisht, pjesëmarrja e tyre. Sepse plot gojën e kemi skamje, papunë, por kur vjen dita e 1 Majit, më shumë i japin rëndësi, që të dalin ta festojnë 1 Majin. Dhe ju e dini që dy viteve të fundit i kam ikur kësaj date”, tha Arifi.

Por e gjithë kjo mbetet e pakuptimtë për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës. Ai thotë për KosovaPress se është absurde që në një vend si Kosova, të festohet 1 maji dhe të mos ketë protesta, ku qytetarët do të mund t’i kërkonin të drejtat e tyre. “Është rast i veçantë, kur në krejt boten për 1 maj kërkohen të drejta dhe përmirësim të kushteve të punës, në Kosovë shumë më tepër është duke u festuar dhe kremtuar. Është diçka që të shqetëson, që nënkupton se ata që nuk kanë punë, nuk kanë dhe për çka të brengosen dhe të kundërshtojnë. Mbetet në ndërgjegjen tonë, të bëjmë më tepër në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ai.

Gërxhaliu madje thotë se në një shtet, i cili ka mese 43 për qind të popullsisë të papunë, duhet të brengoset më tepër, pasi që nuk mund të ketë stabilitet politik, nëse nuk ka stabilitet social.

Ndërsa Berat Luzha, zëvendës ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se papunësia mbetet ndër problemet kryesore në vend. Megjithëse thotë se shkalla e papunësisë, asnjëherë nuk mund të llogaritet saktë, sipas MPMS-së ajo sillet nga 30 deri në 35 për qind.

“Ne llogarisim se shkalla e papunësisë është diku prej 30 deri në 35 për qind, jo më shumë. Edhe pse spekulohet se është 45 e më tutje. Mendoj që nuk është gjithaq drastike, por që ne e kemi problemin e papunësisë,e kemi problemin e një numri të madh të papunëve të cilët kërkojnë punë dhe kemi tendencën e daljes nga Kosova, për të kërkuar punë, për një jetë më të mirë”, tha Luzha. /Telegrafi/