ARKATANA

Kurti jep detaje se si do të subvencionohen familjet që investojnë në energji efiçiente

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë. Kurti tha se masat do të vlejnë vetëm për shtëpitë private, shkruan Gazeta Express.

Përmes masave të reja, sipas kryeministrit qytetarët do të përfitojnë nga subvenciomi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

“Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%”, ka thënë ai.

HW

Aplikimi për këtë masë do të bëhet online përmes e-Kosova.

“Gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social. Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466 Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: ëëë.fkee-rks.net”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.