ARKATANA

Kosova e gënjyer gënjehet me gënjeshtra

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Mirishahe Limani – Prej mëse njëzet vite, Kosova, po e njëjta, me shumicën e po të njëjtëve individë herë në pozitë e herë në opozitë, herë në një formacion politik e herë në një tjetër, ka mbetur në një udhëkryq ku asnjëherë nuk është në gatishmëri të gjej semaforët në të gjelbër e të vazhdoj në drejtim të duhur.

Rrugëtimi i saj i pasluftës i ngjanë një foshnjeje që rritet pa përkujdes e dashuri prindore.
Gjithçka konsiderohet normale duke pasur parasysh lindjen e saj të vështirë, e cila pa intervenimin e miqve të jashtëm s`do të ishte këtu.

Qeveritë e saj nuk e vaksionojnë asnjëherë me kohë. Çdo virus që e prekë Kosovën konsiderohet normale në rritjen e saj. Çdo sëmundje që atë e bënë të vuaj, në katër stinët e vitit, diagnostifikohet sëmundje gjenetike dhe askush realisht nuk qanë kokën për ADN-in e saj. Thjesht, çdo ndihmë humanitare ( shih dhe buxhetin e saj nga familja evropiane) harxhohet për lodra teknologjike dhe veshje ekstravagante e jo për t’a mësuar atë të ecën drejtë, të dij të përqafoj dijen e të mos jetoj në kurriz të të tjerëve.

A mendon Kosova se bota sillet rreth saj? Po. Sepse kështu prezantohet ajo nga qeveritarët e saj. Kjo « foshnje » që rritet vetëm, larg të tjerëve, pa asnjë relacion e shkëmbim me të tjerët, gati ka filluar të besoj në ekzistencën e saj unike. Prej mëse njëzet vite tashmë të kaluara ajo konsiderohet foshnjë. Një foshnjë e braktisur, që kush dot nuk ka guxim t’i thotë se mosha e saj reale është ligjërisht madhore, që ka të drejtën të vendosë për veten. Ajo diskriminohet edhe nga vet njerëzit e saj; ka prej atyre që nuk ia duan as ngjyrat, e duan siç do të kishim dëshirë të ishte e jo të veshur siç është, me atë që ajo ka!

UBT

Kosova e gënjyer gënjehet me gënjeshtra

Hannah Arendt thotë: “Kur të gjithë të gënjejnë gjithë kohën, rezultati nuk është që t`i beson këto gënjeshtra, por askush nuk beson më asgjë. Një popull që nuk mund të besojë asgjë nuk mund të formojë një mendim. Ai është i privuar jo vetëm nga aftësia e tij për të vepruar, por edhe nga aftësia e tij për të menduar dhe për të gjykuar. Dhe me një popull të tillë, mund të bëni atë që ju pëlqen”.

Prej mëse njëzet vite rresht, Kosova nuk e din ku e kah shkon.
Qeveritarët thonë se është me rëndësi që ajo ka filluar të zhagitet, kurse populli nuk e kupton dot pse ajo nuk është ngritur në këmbë të veta.

Në mesin e qeveritarëve pa dyshim ka dhe prej atyre që e duan, mirëpo shprehja e kësaj dashurie sot e kësaj dite është e mbetur vetëm në letër. Hapësira për të vepruar është e kufizuar në një diametër sa vet hija e tyre.
Kosova është « foshnjë » e kidnapuar nga bandat e korrupsionit, të drogës e klaneve kanunore!
E mira e të gjithë kësaj qëndron në faktin e vetëm se asaj ende nuk iu kanë fikur ëndrrat!
Mirëpo megjithatë vaji i saj nga dhembjet është i zëshëm, i prishet gjumi prej tyre e ka frikë t’ia humbin edhe ato ëndrra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.