HW

Albin Kurti dhe “Epoka TRUMP”

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Milaim Sylejmani – Derisa bota po rreshtohet sipas dinamikës së re të Shtëpisë së Bardhë, te ne shqetësimi po rritet për mundësinë e rreshtimit historik në rrethana vështirë të parashikueshme, sidomos për 2-4 vitet e ardhshme. Rrjedhimisht duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të 28 Dhjetorit, pyetja bazike që duhet të parashtrohet, a është Albin Kurti njeriu i duhur për të negociuar me administratën amerikane, që aktualisht po cilësohet si administratë e “marrëveshjeve të shpejta”?

Hidromorava

Këtu janë katër çështje që kërkojnë analizë profesionale, e që te ne vështirë të gjendet dikush që njeh këto relacione, që ka përvojën, integritetin moral e kombëtar, e që i pranohet vlerësimi profesional:

  1. Pse dyert e Shtëpisë së Bardhë mbeten të mbyllura për Albin Kurtin?
    Është fakt i pamohueshëm, se që nga ardhja në pushtet, takimet e nivelit të lartë bilateral në Uashington për Albin Kurtin kanë qenë thuajse inekzistente. Ndërsa liderët e rajonit priten në zyrat e rëndësishme, Kurti mjaftohet me takime nëpër kuluare apo konferenca periferike. Ky izolim nuk është rastësi, është pasojë e drejtpërdrejtë e kursit të tij “sovranist” që shpesh është përplasur me kërkesat e Departamentit të Shtetit. Me Trump-in në pushtet, kjo “ftohtësi” rrezikon të kthehet në një mur të pakalueshëm.
  2. Çfarë e lidh Kurtin kaq fort me Greqinë dhe “Simpoziumet” e dyshimta?
    Për derisa Uashingtoni e injoron, Kurti gjen kohë çdo vit për vizita të gjata në Greqi, shpesh nën petkun e “Simpoziumit Symi”. Këto udhëtime kanë ngritur dyshime të mëdha: Pse një lider i një shteti në krizë kalon ditë të tëra me eksponentë të “Internacionales Socialiste” (që shumë kritikë e shohin si një vazhdimësi ideologjike të internacionalizmit komunist) me seli në Athinë? Kur interesat e Kosovës kërkojnë lobim në NATO, Kurti duket se preferon koordinimin me rrethe ideologjike majtiste që shpesh kanë qenë skeptike ndaj rolit dominues të SHBA-së.
  3. A mund t’i beson NATO një lideri që fliste për “thikat mbi harta”, e NATO siguron territorin e Kosovës?
    Historia nuk harron. Zyrtarët nga administrata amerikane mbajnë shënime, dhe nuk mund ta kanë harruar Albin Kurtin, kur ndërtoi kauzën e tij duke akuzuar administratën Trump (përmes emisarit Grenell) se po përgatiste ndarje të Kosovës “me thika mbi harta” në Shtëpinë e Bardhë. Sot, kur Kosova ka nevojë urgjente për mbështetjen e SHBA-së për anëtarësim në NATO, si mund t’i prijë këtij procesi njeriu që e ka demonizuar pikërisht atë adresë ku merren vendimet? Mosbesimi i dikurshëm, sot po kthehet në një faturë “të kripur” për shtetin, dhe sigurinë tonë kombëtare.
  4. “Zgjidhje Evropiane” apo ikje nga realiteti?
    Kurti shpesh aludonte se fati i Kosovës është në Evropë, duke u përpjekur të shmangë presionin amerikan për marrëveshje konkrete. Por, a mund të ketë zgjidhje evropiane pa vulën amerikane? Përgjigja e thjeshtë është JO e madhe!
    Historikisht Evropa ka nëpërkëmbur interesat shqiptare, në favor të sllavëve ortodoks. Duke luajtur lojën e Brukselit për të blerë kohë, Kurti ka lënë Kosovën në një “status-quo” të rrezikshme. Në ” botën” Trump, nuk ka hapësirë për liderë që bëjnë teori politike, ka hapësirë vetëm për ata që prodhojnë rezultate.
    Kosova nuk mund të jetë peng e një lideri që prioritet ka ideologjinë e tij personale, mbi interesin gjeopolitik të shtetit. Me një administratë të re në SHBA që nuk njeh kompromise me “partnerë të vështirë”, rreziku që Kosova të anashkalohet është real.
    A ka ardhur koha që Kosova të kthehet te diplomacia e vërtetë, apo do të vazhdojmë të mbetemi nëpër simpoziume greke ndërkohë që fati ynë vendoset në Uashington pa ne?
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.