Eko Higjiena

Zyrtare: Sulmuesi kosovar Ernis Qestaj transferohet te Karlovac

/ 1 minutë lexim
HW

Sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, Ernis Qestaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me klubin kroat Karlovac, që bën gara në nivelin e dytë të futbollit kroat.

Qestaj vjen te skuadra e re pas ndërprerjes me marrëveshje të kontratës me NK Slaven Belupo. Ai ishte pjesë e klubit nga Koprivnica pasi u transferua në verën e vitit 2024 nga Phoenix i Kosovës.

Gjatë sezonit të fundit, sulmuesi i ri regjistroi 6 paraqitje zyrtare me ekipin e parë të Slaven Belupos – 5 në kampionat dhe 1 në Kupën e Kroacisë.

Te Karlovaci, Qestaj pritet të sjellë energji të re në repartin ofensiv, më shumë thellësi në sulm dhe konkurrencë shtesë për skuadrën.

Uji Dea

“Ernis, mirë se erdhe në Karlovac!”, ishte mesazhi i klubit kroat gjatë prezantimit të talentit kosovar.

Ernis Qestaj shkëlqen me dygolësh, Kosova U20 e ‘demoloi’ Katarin U20 telegrafi.com

Qestaj është pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, ku luan me shumë sukses. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.