Hidromorava

Abdixhiku në Viti: “LDK është e anëtarësisë, do t’i kalojmë sfidat me unitet”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Degën e LDK-së në Viti, kryetarin Sokol Haliti, kryesinë dhe strukturat lokale për mbështetjen dhe pritjen e organizuar gjatë një takimi të zhvilluar së fundmi.

Në një postim publik, Abdixhiku ka vlerësuar angazhimin e strukturave të partisë në Viti, duke theksuar se ato “i mbrojnë parimet, punën dhe të drejtën”, ndërsa ka shtuar se mesazhi i tyre është pranuar qartë nga ai dhe udhëheqja qendrore e partisë.

“Ju faleminderit për pritjen e sotme; që jeni e që ju kemi!”, ka shkruar Abdixhiku, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e plotë të degës së Vitisë.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i tejkalojë sfidat, si shtetërore ashtu edhe partiake, përmes demokracisë funksionale, vullnetit të mirë dhe besimit në parimet e saj organizative.

“Do ta kalojmë çdo sfidë, shtetërore e partiake, siç kemi ditur gjithmonë; me demokraci funksionale, me vullnet të mbarë dhe me besim të plotë se LDK është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt”, ka deklaruar Abdixhiku.

Deklarata e tij vjen në kuadër të takimeve të vazhdueshme me degët komunale të LDK-së, me fokus forcimin e strukturave dhe unitetit të brendshëm të partisë./rajonipress/