Eko Higjiena

Zgjedhjet lokale – Asgjë befasuese!

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Behxhet Shala – Vetëm një komunë e madhe, Ferizaji, fitoi pa balotazh. Gjilani, për një fije floku, nuk arriti ta fitonte pa balotazh. Nëse ende nuk janë numëruar votat e diasporës, mund të ndodhë që Gjilani ta fitojë pa balotazh. Por, nëse shkon në balotazh, Alban Hyseni i LVV-së do ta ketë shumë të vështirë ta fitojë edhe një mandat.

Të gjithë fitues, askush humbës

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale nuk solli ndonjë befasi të madhe apo ndonjë “tërmet politik”. Të gjithë e fituan kafshatën e përtypur që nga viti 2021. Deklaratat e partive politike para zgjedhjeve, përkatësisht para rezultateve preliminare, ishin kryesisht për të qetësuar votuesit dhe për të ruajtur qetësinë në korniza të pranueshme.

Vetëm një komunë e madhe, Ferizaji, fitoi pa balotazh. Gjilani, për një fije floku, nuk arriti ta fitonte pa balotazh. Nëse ende nuk janë numëruar votat e diasporës, mund të ndodhë që Gjilani ta fitojë pa balotazh. Por, nëse shkon në balotazh, Alban Hyseni i LVV-së do ta ketë shumë të vështirë ta fitojë edhe një mandat.

Pa balotazh më së shumti ka fituar Lista Serbe; nga tre komuna secila i kanë fituar LVV-ja dhe PDK-ja, dy i ka fituar LDK-ja, ndërsa nga një komunë AAK-ja, NISMA dhe partia turke në Mamushë. Dhe këtu merr fund raundi i parë. Balotazhi është ai që do të formësojë arkitekturën e pushtetit lokal, njësoj siç ndodh edhe me atë qendror.

Pse ndodh kjo?
Sepse renditja sipas fuqisë politike qendrore – që deri më tani e mban LVV-ja – nuk e nxjerr fituese pa balotazh. LVV-ja ka fituar pa balotazh në Podujevë, Shtime dhe Kamenicë. Në Podujevë dhe Kamenicë nuk pati balotazh jo sepse partia fituese ishte e fortë, por sepse PDK-ja ishte e dobët dhe luajti me lojtarë të gabuar.

LDK-ja, në Podujevë, kishte një kandidat jo bindës për kryetar, ndërsa lista për asambleistë ishte më shumë klienteliste sesa meritokratike. Kurti ia “flladiti grazhdin me vota” Bulliqit me 4 milionë euro pak para ditës së votimit.

PDK-ja, pa asnjë nevojë, eksperimentoi me Drenasin dhe Kaçanikun – të parin e humbi, të dytin e ka “në teh të shpatës”, si për ta fituar, ashtu edhe për ta humbur. Ajo shkon në balotazh në 6 komuna: me LVV-në në 4, dhe nga një me LDK-në e AAK-në.

LDK-ja ka fituar dy komuna pa balotazh dhe në 7 të tjera shkon në balotazh. Me PDK-në përballet në Dragash, me AAK-në në Junik, ndërsa me LVV-në në Pejë, Gjilan, Fushë Kosovë, Obiliq, Viti dhe Prishtinë.

AAK-ja ka fituar Deçanin pa balotazh. Me LDK-në përballet në Junik dhe Therandë, me LVV-në në Gjakovë, ndërsa në Klinë me PDK-në.

Duke qenë se LVV-ja është në garë të drejtpërdrejtë me LDK-në për Prishtinën, Pejën dhe Gjilanin, ajo nuk ka asnjë interes për marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellë. Po ashtu, është në garë të drejtpërdrejtë me PDK-në në Prizren, Mitrovicë dhe Kaçanik – prandaj as këtu nuk i duhet ndonjë marrëveshje.

Hidromorava

Nga ana tjetër, Prishtina, Mitrovica e Jugut dhe Gjilani kanë peshë jetike për LVV-në – jo aq për pushtetin lokal, sa për zgjedhjet e përgjithshme. Për PDK-në dhe LDK-në, është qenësore dhe me rëndësi të veçantë ruajtja e qyteteve të mëdha: Prishtinës, Pejës dhe eventualisht Gjilanit për LDK-në, si dhe Prizrenit dhe Mitrovicës së Jugut për PDK-në.

Si mund të realizohet kjo?
Vetëm PDK-ja mund të sigurojë fitoren e LDK-së në Prishtinë, ta ndihmojë në Pejë, Viti, Obiliq dhe të mbajë gjallë shpresën për fitore në Gjilan, Fushë Kosovë dhe Therandë. Po ashtu, LDK-ja mund të jetë vendimtare për fitoren e PDK-së në Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Vushtrri, si dhe ta ndihmojë në Klinë e Kaçanik.

PDK-ja duhet të gjejë mënyra për t’u përafruar me Ramiz Lladrovcin para datës 9 nëntor, çka mund të ndikonte ndoshta edhe në Kaçanik (më shumë), si dhe në komunat e tjera ku ajo garon në balotazh.

Sa i përket rezultatit aspak të mirë të LVV-së në zgjedhjet lokale, aspak faj nuk kanë exit-pollet. Kërkesa e Kurtit për hetim të tyre është qesharake. Autorët e exit-pollet nuk e kanë dëmtuar LVV-në, por reputacionin e vet. LVV-në e kanë dëmtuar fjalori i shfrenuar i Kurtit, Pecit, “grekes” Mihali, antikombëtarit Murati dhe Bashës, bashkë me “Çetën e Injorantëve” të LVV-së.

Nëse do të ishte ruajtur “higjiena orale” gjatë deklarimeve publike, LVV-ja dhe Peci do ta kishin fituar Mitrovicën e Jugut pa balotazh, qartazi dhe bindshëm.

Për mua, ndonëse nuk fitoi pa balotazh, ylli i këtyre zgjedhjeve është Arian Tahiri i PDK-së. Yje janë edhe Agim Aliu dhe Ramiz Lladrovci.

Ekziston edhe një mundësi, në dukje e pabesueshme, por në moçalin tonë politik shumë e realizueshme: që PDK-ja të ndihmojë LVV-në në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Fushë Kosovë, Viti dhe Obiliq, duke e përjashtuar LDK-në nga thuajse të gjitha komunat ku ajo garon me të. Në këmbim, PDK-ja do të fitonte Mitrovicën, Prizrenin etj., çka mund të përfundonte me një koalicion në nivel qendror, ku PDK-së do t’i takonin postet e presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit.

A kemi mbërritur në një nivel të tillë çmendurie? Vështirë për t’u besuar – por jo e parealizueshme!

Sa i përket Qeverisë Kurti 3, edhe nëse formohet (nuk e besoj), rrëzimi i Rashiqit nga Gjykata Kushtetuese – pasi zgjedhja e tij është 100% në kundërshtim me Kushtetutën – do ta rrëzonte automatikisht edhe qeverinë Kurti 3, duke provokuar zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Të jemi gjallë deri atëherë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.