ARKATANA

Kongresi i Manastirit është “rrëfimi jonë”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shënimi i 105 vjetorit të Kongresit të Manastirit – Kongresit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe – më tepër se një datë e shënuar në histori, është një përkujtues i vazhdueshëm që gjuha shqipe duhet të ruhet dhe të kultivohet me kujdes, kanë theksuar publicistët për Telegrafin.

Publicisti Kim Mehmeti ka uruar shqiptarët për përvjetorin e 105-të të Kongresit të Manastirit. Ai ka thënë se alfabeti shqip ka aq shkronja sa i mjaftojnë melodisë së bukur të gjuhës shqipe, “aq sa është e duhur që ta shkruajmë rrëfimin për vetveten, për atë se ku ishim, ku ndodhem dhe, që mundësojnë që t’i shënojmë e lexojmë drejtë udhëtreguesit drejtë së ardhmes”!

Publicisti Jusuf Buxhovi ka theksuar se 105 vjetori i Kongresit të Manastirit duhet të analizohet nga dy dimensione, ai historik dhe gjuhësor. Sipas tij, nëse ky përvjetor i Kongresit shikohet nga prizmi historik, do të vërejmë sakrificat e mëdha të shumë gjeneratave për krijimin e një alfabeti shqip.

“Mbajtja e Kongresit të Manastirit është njëra nga ngjarjet e cila ka formësuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Gjuha është ajo që e identifikon një popull, një kulturë dhe identifikon civilizimin e një populli”, ka thënë ai për Telegrafin.

Buxhovi më tej ka shtuar se gjuha shqipe në raport me zhvillimet e shpejta teknologjike, “dhe kohën kur vlerat pështillen me antivlera”, në shumë raste po degradohet.

“Gjuhën nuk duhet ta kuptojmë vetëm si një mjet komunikimi, si një përmbledhje shenjash dhe germash, se atëherë ajo rrezikohet nga degradimi. Kjo është e pafalshme për një popull, meqë e dëmton trungun e kulturës së një populli”, tha ai. “Në disa raste gjuha shkurtohet, deformohet duke përdorur edhe shprehje të papërshtatshme. Një pjesë e përgjegjësisë për lëndimin e gjuhës e kanë edhe mediat të cilat nuk i kushtojnë shumë rëndësi ruajtjes dhe kultivimit të mirëfilltë të gjuhës”. /Telegrafi/

Mobi Casa

Rreshti i parë (nga lart, nga e majta: Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Glina(i Leskovikut), Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Bruda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi”).

Rreshti i dytë: Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Gilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri (i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës).

Rreshti i tretë: Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë – Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”), Midhat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Don Nikollë Kaçori (i Durrësit), Don Ndre Mjeda (i Shoqërisë “Agimi”), Fehim Zavalani (i Manastirit).

Rreshti i katërt: Refik Toptani (i Tiranës), ÇerçizTopulli, Mihal Grameno (i Korçës). Anash janë dy patriotë jo delegatë.

Nga Mihal Gramenoja, në kujtimet e tij, përmenden si pjesëmarrës – por që mungojnë në këtë fotografi: Parashqevi Qiriazi (delegate e Shkollës së Çupave Korçë), Havez Ibrahimi dhe Emin Beu (të Shkupit), Rauf Beu (i Gjirokastrës) dhe Selahedin Beu (i Manastirit).