Fundamenti

Lotët e gomarit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Tregim për fëmijë nga Nijazi Kastrati – Çdoherë kur qeni e takonte në oborr, e shihte se gomarit i lotonin sytë pa ndërpre. Ai kishte një dhimbje të madhe shpirtërore edhe trupore, por kujt t’ia qante hallin, kush do e dëgjonte gomarin se çka e mundon?

United Hospital

-Ç’ka ore ky gomar që vazhdimisht qanë? Asnjëherë nuk e takova të jetë i gëzuar dhe në disponim, mendoi qeni më vete!
Qenit i dhimbsej gomari, megjithate nuk e bezdiste me pyetje të ndryshme, duke mendua se ndoshta edhe më shumë do ia rëndonte dhimbjet që ka.
Mirëpo një ditë vere, ishte vapë e madhe, kur pronari me gomar ngarkuar me një barrë të madhe hyri n’oborr. Ishte i djersitur dhe i lodhur aq shumë, sa që mezi e mbanin këmbët, derisa lotët i shkonin rrëke.
-O miku im, më vjen keq, por ka kohë të gjatë që vazhdimisht shoh lotët e tu që rrjedhin nga sytë, si mik që të kam, deshta të dij se çfarë dhimbje ke, dhe a mund të të ndihmoj diçka?
-Gomari ofshani thellë, derisa lotët edhe më shumë filluan ti rridhnin. Faleminderit shumë mik, mjafton që dhimbjet e mia sadopak të kanë prekur shpirtin. Po si mos të qaj o mik?
Asnjëherë samari s’më hiqet nga shpina, e në këtë vapë të madhe nga djersët e shumta tërë varrë më është bërë, por kush pyet se si e kam gjendjen?
Pastaj ajo që më prek edhe më shumë janë fyerjet dhe nënçmimet që më bëjnë. Për çfarëdo thonë: – Hiqu atij gomari ore, apo ai është një gomar i madh, etj etj.
Sa shumë që kisha dashur të isha qen po si ti e shumë më mirë do e kisha kaluar jetën!
-Jo ore miku im, mos e mundo veten me ide të tilla, as unë nuk jam i kënaqur me jetën time, e sheh se si bredh poshtë e lartë, herë më hudhin një asht e herë një kafshatë buke pa respekt. Poashtu edhe unë kam ndëgju shumë nënçmime që vijnë në adresën time, por s’ua kam varë veshin. Më së keqi e ndjej veten kur thonë: – Eh, ai vërtetë leh shumë si një qen i keq, më beso se shpirti më dhemb kur dëgjoj këtë!
Mirëpo ndëgjoje mikun tënd, jeta është shumë e padrejtë nganjëherë, por duhet të vazhdojmë, nga se sa shoh unë ka shenja pozitive që ndaj nesh kanë filluar të sillen më me respekt, andaj kësaj jetë të nënçmuar e të përbuzur po i vie fundi, prandaj fshij lotët e qetësohu se nuk bën ndryshe!
Gomari disi e ndjeu veten të lehtësuar shpirtërisht nga ajo që dëgjoi nga qeni dhe disi një buzëqeshje e lehtë iu shfaq vetvetiu.
-Faleminderit shumë miku im, vërtetë më qetësove dhe më shërove dhembjen, nga se çdokënd diçka e mundoka e nuk qenkam unë i vetmuar. Aty u ndanë, qeni shkoi e zuri një hije tek mani, ndërsa gomari filloi të mbledh disa therra të bardha me xhemba si gjilpëra që fort ia kënda atij!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.