UBT

Komuna e Vitisë përmbyll suksesshëm vitin 2024, me realizim të lartë të projekteve dhe inkasimin e të hyrave vetanake

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë, ka përfunduar me sukses vitin 2024, duke arritur objektivat e saj kryesore në menaxhimin e buxhetit dhe realizimin e projekteve kapitale.

Përfaqësuesit komunal bëjnë me dije se një nga sukseset më të theksuara të vitit të shkuar ishte niveli i lartë i inkasimit të të hyrave vetanake, i cili arriti në 118.13 % të planifikimit, duke tejkaluar pritshmërinë dhe duke dëshmuar një qeverisje të përkushtuar dhe efikase.

Po ashtu u bë me dije se shpenzimi i investimeve kapitale për vitin 2024, ka qenë në nivelin 96.84%, duke siguruar realizimin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve vitias.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u shpreh se ky sukses është rezultat i një pune të palodhshme të qeverisë komunale dhe besimit të qytetarëve.

FITORJA

“Kemi arritur të përmbushim synimet tona për vitin e shkuar, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, arsimimit, shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë të rëndësishëm. Viti 2024 ka qenë një vit plotë suksese por natyrisht edhe i shoqëruar me sfidat të cilët i kemi tejkaluar falë punës sonë të përbashkët me partnerët tanë”, u shpreh Haliti.

Ai tha se ndër projektet kryesore të realizuara gjatë këtij viti ishin në përmirësimin dhe ndërtimin infrastrukturës lokale, modernizimi i shkollave, përmirësimi i shërbimeve publike dhe projekte të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

I pari i Vitisë, theksoj se ata synojnë që edhe vitin 2025 të realizojnë projekte të shumta në interes të gjithë qytetarëve në fushat e ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.