Eko Higjiena

Komuna e Vitisë përgatiti buxhetin komunal 2023-2025

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një mbledhje me Këshillin e Drejtorëve, ku në veçanti është diskutuar për propozim buxhetin e komunës së Vitisë, për vitin 2023-2025 i cili së shpejti pritet të shkoj për shqyrtim në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin Komunal të Vitisë.

Me këtë rast gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka mbajtur edhe gjatë këtij viti dëgjimet publike për buxhet me qytetarë dhe grupet e interesit.

Kjo u bë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen me propozim buxhetin për vitin në vijim dhe të jenë pjesë e hartimit të buxhetit në veçanti të listës për investime kapitale.

Eco Higjiena

Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi kjo komunë me buxhetin e vitit në vijim do të realizoj projekte të ndryshme qoftë me buxhet komunal apo me bashkë participim me partnerët e ndryshëm dhe atë në të gjithë territorin e komunës së Vitisë.

Ndërkaq Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, paraqiti propozim buxhetin komunal 2023-2025, ku sipas këtij dokumenti buxheti i tërësishëm për vitin në vijim pritet të jetë 14 milion e 996 mijë euro.

Ky buxhet pritet të ndahet në këto kategori ekonomike: paga dhe shtesat 7 milion e 609 mijë €, mallrat dhe shërbime 2 milion e 432 mijë €, shpenzime komunale 325 mijë €, subvencione dhe transfere 570 mijë € dhe shpenzime kapitale 4 milion e 059 mijë €./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.