Përurohet rruga alternative në Stubëll të Epërme si dhe nisin punimet në rrugën e Vërkankollës
Viti – Të dielën kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, përuruan përfundimin e punimeve të rrugës alternative në Stubëll të Epërme. Rrugë kjo e cila lidhë mes veti fshatrat Stubëll të Epërme, Stubëll të Poshtme dhe Goden. Në këtë ngjarje, ai u mirëprit nga banorët e fshatrave përreth, të cilët shprehën falënderime për këtë projekt të rëndësishëm.
Haliti gjatë përurimit të këtij projekti theksoi rëndësinë që ka ky projekt infrastrukturor që sipas tij do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe do të ofrojë një qasje më të lehtë për banorët në pronat dhe tokat e tyre.
Rruga pritet të këtë edhe ndikim pozitiv për kthimin e banorëve në këto zona si dhe të zhvillimit të turizmit rural.
Banorët e Stubllës së Epërme por edhe të fshatrave të tjerë, të pranishëm u shprehën të lumtur me përfundimin e kësaj rruge duke e konsideruar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për ta.
Ndërkaq po ashtu sot filluan punimet në rrugën e fshatit Vërkankollë./rajonipress/