FIDANISHTJA

Komuna e Vitisë nderon Ambasadorin e OSBE-së, z. Michael Davenport, me dekoratën “Emblema e Qytetit”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti nderoi Ambasadorin e OSBE-së, z. Michael Davenport, me dekoratën “Emblema e Qytetit”. Ky çmim, një shenjë e vlerësimi dhe respekti për kontributet e tij të jashtëzakonshme, iu dorëzua Ambasadorit Davenport për angazhimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Në fjalimin e tij, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me OSBE-në si dhe rreth këtij çmimi që ai ndau për ambasadorin Davenport.

“Është një nder i veçantë për mua sot, si kryetar i komunës së Vitisë, të jem këtu për të ndarë këtë çmim një njeriu që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përparimin dhe demokratizimin e qeverisjes lokale të komunës tonë. Kjo dekoratë është një shprehje e falënderimit dhe mirënjohjes së thellë të qytetarëve dhe institucioneve tona për z. Michael Davenport, ambasador i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë”, u shpreh Haliti.

Ai poashtu tha se ambasadori Davenport dhe misioni i OSBE-së në Kosovë për më shumë se 25 vite, kanë ndihmuar në forcimin e institucioneve lokale, duke promovuar transparencën, llogaridhënien, të drejtat e njeriut dhe përfshirjen qytetare në proceset vendimmarrëse.

Uji Dea

Ndërkaq ambasadori Michael Davenport, duke falënderuar Haliti dhe komunën e Vitisë për këtë vlerësim, u shpreh se është kënaqësi shumë e madhe të jetë prezent këtu në komunën e Vitisë, dhe një nderim i madh për të pranuar dekoratën e qytetit.

“Këtë dekorat mund ta pranoj me vetëm një kusht që kjo të bëhet në emër të gjithë stafit, duke filluar nga qendra rajonale në Gjilan”, e pastaj misionit të OSBE-së në tërësi. Do të doja të nënvizoj kontributin e kryetarit Haliti, pasi që nga takimi i parë që kam pasur me të, kam vërejtë se do të kemi shumë gjëra të përbashkëta.

E them me shumë të drejt që misioni ynë ka qenë për 25 vjet dhe gjitha të arriturat i kemi bërë së bashku, duke filluar nga qeverisja e mirë brenda komunës, pastaj avancimi i çështjes së barazisë gjinore, trajtimi i mirëfilltë dhe i rregullt i komunitetit jo shumicë, bashkëpunimi dhe arritjet brenda Këshillit për Siguri në Bashkësi, duke përfshi edhe angazhimin e policisë së Kosovës, janë arritje tuajat që i keni realizuar së bashku. Ne vetëm mund të shprehim krenarin që kemi qenë përkrah jush për të gjitha të arriturat, tha Davenport.

Pas ceremonisë që u mbajt të Viti, ata së bashku vizituan pemën e mbjellë në nder të mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar në parkun e qytetit të Vitisë, si dhe më pas vizituan edhe obeliskun e gazetarit të vrarë në detyrë, Kerem Lawton, ku edhe vendosën lule për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e tij për lirinë e medias./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.