UBT

Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënoi luftën kundër kancerit të gjirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe organizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar (QKMF) në Viti, sot u mbajt një aktivitet vetëdijësues në kuadër të muajit ROZË, muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Aktiviteti u zhvillua me moton “Lufto me Guxim”, duke e theksuar rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Gjatë këtij aktiviteti, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu mbajti një fjalë rasti, duke u shprehur për rëndësinë e vetëdijesimit dhe përkrahjes së të prekurve nga kanceri i gjirit.

“Sot jemi bashkuar për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kauzë që na prek neve si shoqëri. Çdo tetor, ne rikujtojmë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes për ata që luftojnë me këtë sëmundje të rëndë. Prandaj unë si kryetari i komunës së Vitisë duke e parë rëndësinë që ka diagnostifkimi i hershëm në bashkëpunim me QKMF-në dhe institucionet e tjera gjatë këtij muaji po shënojmë aktivitete të shumta”, u shpreh zv.kryetari Aliu.

Eco Higjiena

Ndërkaq drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili në hapje të këtij takimi foli për rëndësinë e shënimit të aktiviteteve gjatë këtij muaji duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë në vetëdijesimin e qytetarëve kundër kësaj sëmundje.

Ndërkaq në këtë takim është folur edhe për sfidat e të mbijetuarave nga kanceri i gjirit. Një ligjëratë për të pranishmit e mbajti edhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Trokale në Prishtinë, Dr. Nazim Kolgeci. Fjalë mbështetëse pati edhe znj. Donjeta Asllani, nga poliklinika AvicienaKS.

U ndan edhe disa mirënjohje për ata që kontribuuan në muajin e sensibilizimit të muajit rozë. Më pas u mbajt shfaqjeje teatrale “Fustani rozë”, si dhe marshi sensibilizues në sheshin e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.