UBT

Komuna e Vitisë po shënon ditën e dëshmorëve me aktivitete të shumta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është mbajtur një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë si dhe janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lushësh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Përndryshe nën organizimin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport që nga tre maji janë mbajtur aktivitete të ndryshme si: “Pranvera poetike në Viti”-Hoxha i bunkerëve”, që ju kushtohet dëshmorit, Jonuz Zejnullahu, shtegtimi “Nderojmë dëshmorët e Karadakut” kurse me 6 maj pritet të mbahet finalja e turneut memorial “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme me fillim nga ora 20:00.

Përndryshe aktivitetet e sotme kanë filluar me seancën solemne duke vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve të Vitisë, ku atyre ju kanë paraprirë zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi.

UBT

Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, policisë, përfaqësueseve fetarë, qytetarë dhe të tjerë.

Ndërkaq sot pos ditës së dëshmorëve është edhe dita e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli./rajonipress/