Uji Dea

Haliti: Për dekada me radhë Letnica përçoi mesazhin e paqes e dashurisë njerëzore në mbarë botën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Letnica për çdo vit, më 15 gusht, hap zemrën dhe mirëpret besimtarë nga të gjitha anët që të jenë vizitor të kishës, nga ku Nënë Tereza nisi shtegtimin e humanizmit nëpër botë. Nga këtu, për dekada me radhë ajo përçoi mesazhin e paqes e dashurisë njerëzore në mbarë botën, për të mbetur simbol i humanitetit dhe shpirtbardhësisë shqiptare ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Gjatë muajit gusht, Letnica e Vitisë vizitohet nga shumë mysafirë nga e mbarë Kosova, qytetarë nga viset e tjera të shteteve të rajonit dhe të Bashkimit Europian, për të marrë pjesë në aktivitetet që mbahen për nder të festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”.

Në kuadër të kësaj feste mbahen shumë aktivitete ku marrin pjesë përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja, e besimtarë të krishterë. Është nder dhe kënaqësi e veçantë që në emër të institucioneve komunale të Vitisë, dhe në emër të qytetarëve të komunës sonë, të shpreh nderimin tim më të thellë, admirimin tim më të madh, si dhe urimet më të përzemërta për këtë festë.

Shfrytëzoj rastin që të uroj shumë dashuri, harmoni e solidaritet midis njerëzve. Festat dhe çdo datë e shënuar si kjo, le të na shërbejnë që të reflektojmë respekt e mirënjohje të ndërsjellë, e të lutemi për dashuri e paqe në botë.

Mobi Casa

Letnica për çdo vit, më 15 gusht, hap zemrën dhe mirëpret besimtarë nga të gjitha anët që të jenë vizitor të kishës, nga ku Nënë Tereza nisi shtegtimin e humanizmit nëpër botë. Nga këtu, për dekada me radhë ajo përçoi mesazhin e paqes e dashurisë njerëzore në mbarë botën, për të mbetur simbol i humanitetit dhe shpirtbardhësisë shqiptare.

Ishte nder që këtë vit në këtë manifestim, na u bashkëngjitën edhe z.Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Anton Quni, dhe anëtari i kryesisë z. Visar Berisha.

Bashkë me këtë delegacion, paraprakisht u ndalëm në sheshin e Vitisë, ku po fillonte koncerti ndërkombëtar i organizuar për nder të mërgatës.

Përndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit i cili sot dhe nesër është duke u realizuar ka shkruar Haliti./rajonipress/