Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit, për herë të parë, ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, për herë të parë, ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike, ka thënë drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani.

Nga Zyra për Qeverisje të Mirë e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Rregulloren për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik nr. 5/2016, është lansuar platforma online për konsultime publike të cilën mund t’a përdorin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

‘Komuna e Gjilanit, për herë të parë filloi me përdorimin e kësaj platforme, me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara që të shprehin edhe online qëndrimet e tyre lidhur me aktet e dokumentet që janë në proces të aprovimit nga Komuna’, ka thënë drejtoresha Hasani.

Mobi Casa

Komentet dhe kontributin e tyre, qytetarët mund ta japin drejtpërsëdrejti përmes kyçjes (log-in) në platformë.

Në vijim mund të gjeni të bashkangjitur linkun për kyçje në rubrikën e platformës për Komunën e Gjilanit:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php?InstitutionID=20506&OpenPage=0&ClosedPage=0

‘Transparenca, gjithë përfshirja dhe vendimmarrja e përbashkët me qytetarët, ka qenë ndër zotimet tona që tanimë po jetësohet’, ka thënë Doruntina Hasani, drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.