Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit dhe policia angazhohen për siguri në festat e fund vitit dhe parandalimin e problemit me lojërat në Tik-Tok

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Agim Lipovica, ka prit në takim drejtoreshën e Inspeksionit Entela Hyseni dhe drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë për festat e fundit vitit dhe problemin me lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok në Komunën e Gjilanit.

Komandanti Agim Lipovica, tha se duhet angazhuar bashkërisht në parandalimin e problemeve dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët për festat e fundit dhe në shkolla, ku po paraqiten problem si shkak i lojërave në Tik-Tok.

“Duhet ndërmarrim masa parandaluese me rritjen kontrolleve policore, inspektorëve për festat e fund viti dhe angazhimin e mësimdhënësve në parandalimin e problemeve me lojërat e Tik-Tokut tek nxënësit dhe rritjen e sigurisë”, tha Lipovica.

Eco Higjiena

Drejtoresha e Inspeksionit, Entela Hyseni, tha se do të vazhdon bashkëpunimi i mirë me policinë për festat e fund vitit, për krijimin e një mjedisi të sigurt.

Drejtori për Arsim Shpend Nuhiu, tha se ka kërkuar nga mësimdhënësit e prindërve angazhim maksimal në parandalimin e fenomenit të shkaktuar nga lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok.

Nga policia dhe komuna, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët që të kujdesen për sigurinë për festat e fund vitit e po ashtu angazhim lidhur me parandalimin e problemit me lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.