FITORJA

Komuna distancohet nga gjuha e pamatur e Valon Shefkiut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, e cila për katër vite radhazi ka qenë komunë lidere sa i përket transparencës me publikun në nivel vendi, shpreh keqardhje për gjuhën e pamatur të drejtorit të Urbanizmit, Valon Shefkiu në raport me botuesin dhe gazetarin e Rajonipress, Musa Sabedini.

Në parim, Komuna e Gjilanit është kundër çdo lloj kërcënimi apo tendence për kërcënim ndaj çdokujt.

Komuna, në krye të së cilën është Lutfi Haziri, respekton ligjin dhe rendin publik dhe njëkohësisht të gjithë ata që hetohen nga organet e drejtësisë deri në verdiktin përfundimtar, i cilëson si të pafajshëm sipas parimeve të drejtësisë.

Mobi Casa

Komuna e Gjilanit, përkatësisht drejtoria e Urbanizmit ka bërë punë jashtëzakonisht të mira së bashku me stafin në të mirë të qytetarëve të Gjilanit gjatë mandatit katër vjeçar, në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Komuna e Gjilanit për katër vitet e mandatit të shkuar ka pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe korrekt me të gjitha mediat dhe gazetarët e Republikës së Kosovës, sikurse edhe me gazetarin, Musa Sabedini dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen thuhet në reagimin e Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.