Qytetarët për projektet e Alban Hysenit: Ndërto, shkatërro, renovo?

Gjilan – Derisa Alban Hyseni përmes dronit po i prezanton projektet dhe investimet milionëshe qytetarë janë skeptik duke e parë jo seriozitetin e tij. Qytetarja Z.A. ka shkruar më faqen e komunës: ”Dilni e shihni sheshin, po lejoni me u shndërrua në rrugë mbi pllaka të betonit. Ndërto, shkatërro, renovo dhe prapë automjetet duke lëvizë mbi lumin e mbuluar “Mirusha”.
Qytetarja tutje ka shkruar: ”Dhashtë zoti mos të thyhet ndonjë pllakë e betonit nga ngarkesa e të pësojnë këmbësoret. E ju dilni e lavdëroheni me projekte të reja, e në anën tjetër nuk jeni në gjendje me e ruajtur e me i dal zot projektit, ende pa u përfunduar plotësisht, duke e rreziku jetën e qytetarëve, në këtë rast këmbësorëve që kalojnë në këtë shesh”./rajonipress/