Eko Higjiena

Përgjigjja e PDK-së, për ftesën për takim nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tejet të vonuar ftesën zyrtare të kryetarit të komunës së Gjilanit, për tu takuar me kryetarin e degës së PDK-së Riad Rashiti, për të diskutuar seriozisht dhe profesionalisht lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025. Pa pjekuria politike e kryetarit të Gjilanit, e ka sjellë komunën e Gjilanit në këtë gjendje kaosi në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat. Inatet politike dhe kokëfortësia në qeverisje janë të dëmshme, besoj se tashmë e kanë provuar dhe janë ngopur me to thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

PDK ka qenë dhe do të jetë konstruktive në vendimmarrjen e Kuvendit Komunal, sikurse që ka miratuar buxhetin e vitit 2024 dhe çdo projekt tjetër që i ka shërbyer interesit të qytetarëve të komunës sonë.

FITORJA

PDK nuk ka qenë dhe nuk është pengesë për miratimin e buxhetit 2025. Që nga fillimi kërkuar respektimin e procedurave ligjore, diskutime profesionale për planifikim, veprime ligjore në shpenzimin e buxhetit komunal, transparencë dhe llogaridhënien përmes raportimeve në Kuvendin Komunal të Gjilanit. E që fatkeqësisht asnjëra nga këto nuk ka ndodhur nga ana e kryetarit të Gjilanit.

Ftesa për takim në mes kryetarit të komunës së Gjilanit dhe kryetarëve të subjekteve politike është e panevojshme, sepse vendimmarrja në Kuvendin Komunal i përket anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit Komunal.

PDK në Gjilan, do të votojë miratimin e buxhetit komunal 2025, vetëm atëherë kur të realizohen këto kërkesa ligjore dhe procedurale që i kemi paraqitur nga muaji shtator 2024, e ato janë:

  1. Zbatimi i plotë i ligjshmërisë në procedurat e planifikimit, miratimit dhe shpenzimit të buxhetit komunal për vitin 2025.
  2. Llogaridhënie dhe transparencë të plotë në shpenzimet e buxhetit të komunës për vitin 2025, përmes raporteve mujore tek komisioni i Kuvendit Komunal.
    3.Të formohet një komision nga anëtarët e Kuvendit Komunal por i kryesuar nga opozita, për mbikëqyrjen e realizimit të investimeve në projektet e buxhetuara dhe monitorimin e plotë të shpenzimeve të buxhetit 2025 për kategorinë e subvencioneve, mallra dhe shërbime.
    4.Propozimet konkrete dhe praktike të PDK-së për planifikim të buxhetit 2025, do të jepen pas realizimit të pikave 1 dhe 2.
    Në mënyrë që kontributi ynë të jetë profesional dhe përmbajtësor për planifikimin e buxhetit 2025, në kuadër të pikës 1, duhet të ndërmerren këto veprime nga Kuvendi Komunal dhe nga ekzekutivi i komunës së Gjilanit.
    a) Organizimi dhe mbajtja e dëgjimit publik me qytetarë nga KPF, lidhur me propozim buxhetin e vitit 2025
    b) Para seancës së Kuvendit Komunal, të ftuar për miratimin e buxhetit komunal 2025, kërkojmë:
  • Raportin e plotë financiar për vitin 2024.
  • Raporti i Auditorit të Përgjithshëm i vitit 2023 të diskutohet në seancë të Kuvendit Komunal, me prezencën tuaj.
  • Listën e detajuar të projekteve kapitale të planifikuara te buxheti i drejtorisë për zhvillim ekonomik, për bashkëfinancim të projekteve 2025.
  • Planifikimin e detajuar të buxhetit për kategorinë mallra dhe shërbime, për të gjitha drejtoritë dhe njësitë tjera administrative
  • Planifikimin e detajuar të buxhetit për kategorinë e subvencioneve për vitin 2025
  • Listën e të gjitha projekteve të miratuara në buxhetin e vitit 2024, sipas % së punëve që janë realizuar dhe buxhetit të shpenzuar, që janë në realizim poashtu sipas %, apo të projekteve cilat nuk kanë nisur fare gjatë vitit 2024. Edhe të atyre projekteve që kanë qenë të miratuara përmes bashkëfinancimit.
  • Planin e punës për vitin 2024 nga Zyra e Prokurimit për aktivitete e planifikuara.
  • Listën burgjeve të komunës së Gjilanit deri më 31.12.2024, për shpronësimet e papaguara dhe të obligimeve ndaj operatorëve ekonomik të kontraktuara nga komuna e Gjilanit.
  • Propozimin e ekzekutivit për bartjen e mjeteve buxhetore të mbetura të vitit 2023 dhe planifikimin e bartjes buxhetore të vitit 2024 në vitin 2025.
  • Listën e plotë të punësuarve përmes kontratave në vepër në administratën komunale, shëndetësi dhe arsim, prej 01 janar 2025.
    Në kuadër të pikës 2, për llogaridhënien dhe transparencën e shpenzimeve të buxhetit në vitin 2025, kërkojmë raporte mujore financiare për ta monitoruar punën e ekzekutivit në aspektin e realizimit të projekteve dhe të pagesave që bëhen në secilën kategori të shpenzimeve.
    Ndërsa për të zbatuar këto kërkesa tona, është i domosdoshëm formimi i një komisioni nga ana e Kuvendit Komunal, si instrument i krijimit të mirëbesimit në mes të pushtetit dhe opozitës.
    PDK në Gjilan zotohet publikisht, se pas realizimit të kërkesave tona, e do të jemi pjesë e vendimmarrjes për ta miratuar buxhetin komunal të vitit 2025.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.