Fundamenti

Komiteti për shpëtimin e tokës

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjenerata jonë e njerëzimit është e para, e cila është në gjendje të identifikojë paraprakisht një kërcënim potencial për Tokën nga asteroidet. Shkencëtarët mund të na qartësojnë, me një nivel gjithnjë e më të lartë të sigurisë, se a do ta qëllojë një objekt Tokën nesër, apo pas 200 viteve. Ata madje mund të parashikojnë se a do të bie objekti në Oqean, apo do të qëllojë New Yorkun. Por aktualisht, ata nuk mund të bëjnë aq shumë, për të parandaluar përplasjen, së paku jo tani.

Këtë javë, një shkëmb nga gjithësia, me një madhësi sa një gjysmë fushe e futbollit, do të kalojë shumë afër Tokës dhe satelitëve tonë për komunikim. Shkencëtarët janë të bindur se asteroidi, i emëruar 2012 DA14, nuk do ta qëllojë Tokën. Nëse do ta qëllonte, shpërthimi pasues do të ishte baras me 180 bomba bërthamore, si ajo e hedhur në Hiroshimë.

Asteroidet kanë luajtur një rol të madh në historinë e Tokës. Ata ka mundësi që ta kenë mbjellë tokën me elemente organe, se kanë zhdukur dinozaurët (zhdukja e të cilëve krijojë hapësirë evolutive për njerëzit), ka gjasë që të kenë sjellë ujin në Tokë.

Përderisa asgjë nuk është e garantuar, përplasja me një asteroid si 2012 DA14, nuk është një gjë që nuk ka ndodhur më parë. Gjithësia është si një tavolinë tri-dimensionale e bilardos, me shkëmbinj, akull dhe metale që qarkullojnë përreth nesh gjatë gjithë kohës. Vlerësohet se rreth gjysmë milioni objekte rrotullohen vetëm përreth orbitës së Tokës.

Gjenerata jonë e njerëzimit është e para, e cila është në gjendje të identifikojë paraprakisht një kërcënim potencial. Shkencëtarët mund të na qartësojnë, me një nivel gjithnjë e më të lartë të sigurisë, se a do ta qëllojë një objekt Tokën nesër, apo pas 200 viteve. Ata madje mund të parashikojnë se a do të bie objekti në Oqean, apo do të qëllojë New Yorkun.

Por aktualisht, ata nuk mund të bëjnë aq shumë, për të parandaluar përplasjen, së paku jo tani. Nëse do të identifikonin një objekt, i cili do të mund të shuante qytetërimin pas 200 viteve, çfarë i kemi borxh gjeneratave të ardhshme me qëllim që të shpëtojnë planetin? Dhe çfarë i kanë borxh shtetet njëra-tjetrës, nëse një objekt qëllon një shtet të veçantë?

Hyni në radhët e rojtarëve të planetit, një grup i astronomëve, fizikantëve dhe inxhinierëve të gjithësisë, të cilët që nga vitet e 90-ta kanë lokalizuar pozitat e shkëmbinjve fluturues dhe të cilët kanë menduar për skema të ndryshme, për ti nxjerrë nga kursi apo për ti hedhur në ajër, nëse këto objekte nisen drejtë nesh. .

NASA ka identifikuar 94 për qind të asteroideve të mëdhenj, me potencial për të shuar njerëzimin, të cilët ndodhën afër nesh (por asnjëri prej tyre në trajektore për të qëlluar Tokën). Por deri me tani janë zbuluar vetëm 1 për qind të rreth 500 mijë objekteve që qarkullojnë afër Tokës, të cilët kanë madhësi të ngjashme me asteroidin 2012 DA14.

Programi i agjencisë së gjithësisë, i quajtur Spaceguard, lidh teleskopët profesionist dhe ata amator, në kërkim të asteroideve më të vegjël. Një teleskop në Spanjë zbuloi asteroidin 2012 DA14, kur ishte 2.7 milionë milje larg Tokës dhe njoftojë Qendrën Planetare në Cambridge. Më vonë, shkencëtarët llogaritën trajektoren e tij, në bazë të lëvizjeve të asteroidit.

Deri me tani, gjurmuesit e hapësirës në NASA, kanë qenë të saktë në parashikimet e tyre. Një mbrëmje, në tetor të vitit 2008, Qendra Planetare zbuloi një objekt të vogël, i cili po lëvizte në drejtim të Tokës. Shkencëtarët e NASA-s analizuan koordinatat dhe erdhën në përfundim se objekti mund të binte diku në Lindjen e Mesme.

Fundamenti

Zyrtarët e NASA-s telefonuan State Departamentin, të interesuar që qeveritë e Lindjes së Mesme të informoheshin se objekti, të cilin do ta shihnin në qiejt e tyre, nuk ishte raketë. “Për një kohë, kishim parashikuar se objekti po lëvizte në drejtim të Mekës. Dhe kjo ishte një brengë e madhe”, deklaroi një zyrtar i NASA-s.

Objekti përfundoi në një shkretëtirë në Sudan, shumë afër vendit ku shkencëtarët e kishin parashikuar rënien e tij.

Në vitin 2002, astronauti Rusell Schveickart dhe disa të tjerë themeluan fondacionin B612. Schveinckart u shndërrua në motor të hartimit të projekteve për shpëtimin e Tokës, pasi që më herët kishte dëgjuar për pasojat që mund të shkaktojë përplasja e një asteroidi me Tokën. Që nga ajo kohë, Schveinckart në vazhdimësi ka folur për nevojën për një mbrojtje planetare.

“Nëse mund të parashikosh një katastrofë dhe mund të parandalosh atë, atëherë është obligim i yti ta bësh këtë”, thotë ai.

Fondacioni B612 planifikon të lansojë një satelit në orbitën e Venerës, për t’ia shtuar edhe një sy në gjithësi programit Spaceguard.

Në vitin 1995, Kongresi-falë Schveickartit dhe mbrojtësve tjerë të planetit-detyroi NASA-n që të trajtojë me seriozitet çështjen e asteroideve.

Këtë muaj në Vjenë, nën-komiteti i OKB-së për Përdorim Paqësor të gjithësisë së jashtme, do të finalizojë rekomandimet për koordinimin ndërkombëtarë të përpjekje për mbrojtje nga asteroidet. Në vjeshtë, rekomandimet do të shpalosen para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Schveinckart ka tashmë disa vite që është angazhuar për një plan të tillë në OKB. Megjithatë, ai thotë se shumica e udhëheqësve nuk do t’i kushtojnë vëmendje, përderisa Toka të mos rrezikohet seriozisht.

“Me tu shfaqur kërcënimi, shumica e shteteve do të bëhen të vetëdijshme për këtë punë. Nuk do të befasohesha nëse debati për këtë çështje vazhdon, deri në momentin kur do të jetë tejet vonë për të vepruar”, nënvizoi Schveinckart. (Time)