Komision për shami

Udhëzimi administrativ sipas të cilit ndalohet bartja e simboleve fetare ne shkolla publike, shumë shpejt mund të ndryshohet. Me ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ vajzat që bartin shami nëm shkollë nuk do të mund të përjashtohen nga shkolla.
Kjo gjë mund të ndodhë falë një komisioni këshillëdhënës për çështjet dhe liritë fetare në Kosovë, të cilin e ka themeluar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
Në krye të këtij komisioni është vendosur deputeti i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti.
Burime të gazetës Zëri kanë thënë se kryeministri vendin për themelimin e këtij komisioni e ka marrë pas kërcënimeve, që ka marrë nga deputeti Amir Ahmeti, dhe disa deputetë të tjerë të PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do ti votojnë ligjet në Kuvend.
Mirëpo, deputeti Ahmeti ka thënë se kërkesën ia ka paraqitur kryeministrit, pas kresave të shumta që ka marrë nga elektorati i tij. Ahmeti ka thënë se komisioni është formuar që në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka thënë se komisioni ka vizituar disa nga vendet e BE-së për të parë si është e rregulluar me ligj drejtësia e fesë.
Ndërkohë në Ministria e Arsimit e cila ka nxjerr udhëzimin administrativ, ku ndalohet bartja e simboleve fetare në shkolla, kanë thënë se akoma nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për ndryshmin e këtij udhëzimi e as për futjen e lëndës së edukatës fetare neper shkolla. /Indeksonline/