UBT

Kodi i kohërave ( Kreshnikut të maleve, Idriz Seferit )

/ 1 minutë lexim
HW

Kohëra të palavdishme këndej po vijnë, Rrënjëve të moçme kopila po mbijnë, Për përtëritjen e farës sonë lypset kodi yt, Gjysma e një Shqipërie na ngeli në fyt

Bima e Re po mbështillet me egjër
Nëpër pragje portash gufon bari i egër
Po kush s’gërmucet nuk zgjatë dorën
Xhepave të grisur qëmoti humbëm orën

Faqen e Zezë ia mveshëm tonës Fytyrë
Pështyjmë pastaj në secilën pasqyrë
Kishe tepër kemi a po heqim për mend
S’di në do t’ i ruajmë dhe dy gisht vend

HW

Shtëpisë sonë kurqysh nuk i tymon oxhaku
Dhe ty bash rastësisht nuk t’u nda mustaku
Se si ngushëllohemi ende nga jotja ofshamë
Po as me jetërat tona Një Shqipëri s’e bëmë

Sabit Rrustemi

(Nga libri në botim: PA NJË VDEKJE MBES )

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.