ARKATANA

Vitia mirëpret “Miss Freedom of the World 2026”, pjesëmarrëset nga mbi 20 vende vizitojnë qytetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar të “Miss Freedom of the World 2026”, të cilat përfaqësojnë më shumë se 20 vende dhe kultura të ndryshme nga mbarë bota.

Gjatë takimit, Haliti u uroi mirëseardhje pjesëmarrëseve në Viti dhe Kosovë, duke vlerësuar se prania e tyre përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e qytetit, traditës së mikpritjes, kulturës dhe potencialeve turistike të kësaj pjese të Kosovës.

Kryetari i Vitisë theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve me karakter ndërkombëtar, të cilat, sipas tij, krijojnë hapësira për shkëmbim kulturor, njohje të ndërsjella dhe prezantimin e Kosovës para përfaqësuesve dhe vizitorëve nga vende të ndryshme të botës.

Hidromorava

Pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026” gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë janë akomoduar në Hotel Gallery, ndërsa programi i aktivitetit përfshin edhe prezantimin e kulturave dhe vendeve që ato përfaqësojnë.

Finalja e edicionit ndërkombëtar të këtij konkursi pritet të mbahet më 10 shtator 2026, duke e kthyer Kosovën në qendër të vëmendjes së një aktiviteti që bashkon pjesëmarrëse nga vende dhe kultura të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.