GRANDEMALL

KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim kriminal, kërkohet protestë gjithë-popullore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16%.

Në një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, KMDLNj i quan zyrtarët e ZRrE-së “kusarë” dhe “strukturë të organizuar kriminale”, duke i akuzuar për mashtrim, varfërim të qytetarëve dhe shkelje të të drejtave ekonomike e sociale të popullit.

“Përkundër kundërshtimit plebishitar të qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë, kusarët e ZRrE-së sot morën vendim që faturat të jenë 16% më të larta. Kjo është një goditje direkte ndaj qytetarëve nga një qeveri në detyrë dhe një bord i politizuar”, thuhet në reagim.

KMDLNj propozon organizimin e protestave të përditshme në të gjitha qytetet e Kosovës dhe kërkon shkarkimin dhe hetimin penal të ZRrE-së dhe Ministrisë përkatëse.

GRANDEMALL

Po ashtu, kërkohet kompensim për paratë e mbledhura padrejtësisht gjatë 15 viteve të fundit dhe largimi i diskriminimit tarifor, përfshirë edhe taksën fikse prej 2 eurosh për mbi 500 mijë njëhësorë.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet ta përjashtojnë as grevën e urisë në mbrojtje të mbijetesës së tyre kundër keqbërësve të cilësdo qeveri dhe instrumentit kriminal të saj – ZRrE-së”, thuhet më tej në njoftim.

Këshilli fton të gjitha sindikatat, kategoritë sociale, veteranët e luftës, studentët dhe të gjitha shtresat e shoqërisë që të bashkohen në protesta dhe të kërkojnë rritje të pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale.

“Qytetarët nuk duhet të lejojnë që kërkesat e tyre të drejta të shpërfillen brutalisht nga ata që paguhen me paga të papërballueshme për shumicën e popullit”, përfundon deklarata./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.