ARKATANA

Fahrije Hoti kërkon nga Peci të kërkojë falje publike: Nuk lejoj të njolloset emri im dhe i grave të Krushës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Fahrije Hoti, udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, ka kërkuar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të kërkojë falje publike ndaj saj dhe gjitha grave të Krushës siç tha ajo “për njollosje të emrit dhe shpifje ndaj grave të Krushës”.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se nuk e lejon askënd që të njollos emrin e saj personal.

“Ministri Faton Peci ka një javë që merret me çështjen e zonjës Fahrije Hoti. Nuk lejoj assesi që të më njolloset emri im personal, që unë e kam nis pa ndihmën e kërkujt po ndërkohë na janë bashkëngjit njerëz të tjerë që na kanë ndihmuar”, ka thënë Hoti.

Ajo ka shtuar se nga Ministria e Bujqësisë nuk kanë marrë përkrahje që nga 2015 e deri më sot.

“Kemi aplikuar jemi refuzuar jo në 2024 por nga 2015 deri më sot nuk kemi marrë përkrahje, arsyeja ka qenë se nuk kemi përmbushur ndoshta kriteret në 2015. Por në 2023 kooperativa kurrë më parë nuk ka qenë më e kompletuar se sot duke marrë parasysh eksportin në BE dhe SHBA”, tha Hoti.

Uji Dea

Hoti shtoi se nuk do të akuzoj asnjë subjekt politik dhe se “gjithmonë e kemi pasur derën e hapur për të gjithë dhe vazhdojmë ta kemi”

Hoti ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ftesë nga gjykata sipas saj siç ka deklaruar Peci.

“Ministri Peci e ka përmendur që zonja Fahrije Hoti është paditur në Gjykatë, përkundrazi unë nuk kam marrë një ftesë të atillë, asnjëherë nuk më është adresuar një ftesë që unë jam e paditur që nuk i kam kthyer mjetet që mu kan ekzekutuar në vitin 2015-2017. Unë nuk e di ku e ka marrë atë dosje dhe kërkoi nga ministri bashkë me dosjen të kërkoj falje për këtë njollosje që ju ka adresu jo vetëm Fahrijes por të gjitha gratë e Krushës. Ministri të ulet dhe të kërkoi falje publike e jo të vazhdoj me shantazime, video e shkrime në rrejtët sociale”, ka deklaruar udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”.

Ajo ka thënë se presin nga zyra e ministrit takim më mënyrë që të sqarohet arsyeja e refuzimit të grantit.

Në fund ajo ka shtuar se në të ardhmen serish do të aplikojnë për grante dhe “nuk do të dorëzohen në këtë drejtim”. /Telegrafi/