Eko Higjiena

Klasa e 13-të e tepërt, hiqet

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Që nga viti i ardhshëm akademik, nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkollën e mesme nuk do të vijojnë klasën e 13-të pasi që me Ligjin e ri për arsimin para universitar është paraparë që kjo klasë të hiqet. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë thënë se vendimi nuk ka të bëjë me kurrfarë dështimi porse është parë më e arsyeshme që shkolla e mesme të përfundojë me klasën e 12-të. Për ekspertë të arsimit klasë e 13-të ka qenë e tepërt.

Arbër Morina, këshilltari i Ministrit të Arsimit, ka thënë për Kosovapress se ekspertët e arsimit të cilët kanë punuar ligjin e ri e kanë parë të arsyeshme që klasa e 13-të të hiqet.

“Ligji paraprak, para se të hyjë në fuqi ligji i ri i arsimit paraunivesritar ka qenë që të jetë edhe klasa e 13-të, absolutisht nuk ka qenë çështje që nuk ka pasur sukses por trendët e reja dhe standardet e reja dhe akterët relevant, ekspertë që kanë punuar në ligj e kanë parë më të arsyeshme që të jetë vetëm klasa e 12-të. Nuk quhet proces i dështum pse ka qenë klasa e 13-të, ka qenë në atë kohë me ligjin e vjetër të arsimit parauniversitar po kjo çështje është parë më së miri nga personat më përgjegjës që janë në këtë fushë dhe ata kanë parë të arsyeshme që të hiqet klasa e 13-të”, ka thënë Morina.

Ai ka shtuar se gjeneratat të cilat kanë filluar me sistemin e vjetër, do t’u duhet ta kryejnë edhe klasën e 13-të ndërsa gjeneratat e reja që do të regjistrohen pas aprovimit të ligjit nuk do të kenë klasë të 13-të.

ARKATANA

Nga ana tjetër, eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se klasa e 13-të nuk ka pasur ndonjë rëndësi të veçantë në sistemin arsimor dhe se, sipas tij, nuk është me rëndësi se sa zgjat shkollimi sepse kohëzgjatja nuk e përcakton cilësinë por me rëndësi është se çfarë mësohet gjatë shkollimit.

“Ka qenë e tepërt. Nuk do të thotë se ka qenë e dëmshme, por thjeshtë posaçërisht te gjimnazi nuk e mendoj se ka pas ndonjë nevojë të argumentuar që gjimnazi i një drejtimi të zgjasë deri në klasën e 13-të, ndërsa gjimnazet e 4 drejtimeve të tjera të zgjasin deri në klasën e 12-të. Te shkollat profesionale janë disa nivele të shkathtësimit dhe te shkollat profesionale ndoshta dhe ka pas njëfarë arsyeshmërie por duke e marrë parasysh se në kohën e sotme ekzistojnë institucione të arsimit të lartë të cilat janë të karakterit profesional dhe institucione të arsimit të lartë që janë të karakterit akademik. Mendoj që edhe këta nxënës nuk mbeten keq dhe pasi ta përfundojnë shkollën e mesme profesionale ata të paktën mund të regjistrohen në këto drejtime që janë më aplikative”, ka thënë Pupovci.

Ai ka shtuar se në botë ekziston një numër i vogël i shteteve që ka shkollim të obligueshëm 13 vjeçar dhe se, sipas tij, edhe po të hiqet nga shkollat e mesme klasa e 13-të nuk shkaktohet dëm te nxënësit.

Pupovci ka thënë se nuk ka nevojë që nxënësit t’i bëjnë 19 vjet në shkollën e mesme e tek pastaj të regjistrohen në fakultet, pasi që në moshën 18 vjeçare janë të pjekur për të vazhduar studimet e larta. /Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.