Eko Higjiena

Këta janë kandidatët për pozitën e rektorit të UP-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në konkursin e rishpallur për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar katër kandidatë, dy gra e dy burra.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.

Sahiti tregoi se këta janë katër kandidatët për pozitën e rektorit: Arben Hajrullahu, Eda Vula, Lidvana Pallaska Spahiu dhe Isak Shabani.

Hidromorava

Ndryshe, konkursi për rektorin e ri të UP-së u rishpall pasi në konkursin e parë asnjëri nga katër kandidatët që garuan për pozitën e rektorit nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Kandidatët që synuan ta marrin pozitën e rektorit ishin Sefer Avdijaj- profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, But Dedaj- profesor në fakultetin Ekonomik, Faton Berisha – profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe Isak Shabani- dekan në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.