Uji Dea

Marsi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Ardian Haziri

Marsi i bukur me aromë livande;
Ma kujton mundin e nënës shqiptare;
Gjuhën dhe zërin e mësuesit të parë;
Kur lexonte në Abetare.

Eco Higjiena

Marsi ma kujton planetin e katërt;
Kuvendin e Lezhës me Skënderbeun;
Revolucionin e vitit tetëdhjetë e një;
Dhe flijimin për atdheun.

Marsi m’i kujton dallëndyshet në pranverë;
Mësonjëtoren në Korçë të Shqipërisë;
Ma kujton Prekazin e Familjes Jashari;
Dhe çmimin e madh të lirisë.