Uji Dea

Këshilli i bashkësisë Islame të Gjilanit shtroi iftar për komunitetin rom

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan po vazhdon me aktivitet e tij për muajin e Ramazanit. Në këtë vazhdë sot shtroi iftar për komunitetin rom. Në sofrën e iftarit të shtruar nga KBI, përveç krerëve të bashkësisë Islame kryetarit Naim ef Ailut dhe krye imamit Iljaz ef Mustafa, mori pjesë edhe nënkryetari i komunës z. Arbër Ismajli.

“Është nderë dhe privilegje për mua që sonte së bashku të bëjmë iftar me ju. Prej epiteteve që ka muaji i Ramazanit padyshim është muaji i bashkimit dhe përafrimit në mes njerëzve” tha në fjalën e tij mirëseardhjeje efendi Naim Aliu.

Duke folur për rëndësinë e muajit të Ramazanit për besimtarët si tha se “agjëruesi i ka dy gëzime, i gëzohet iftarit dhe takimit me zotin e tij. Mandej në vazhdim ai iu falënderua pjesëmarrëseve për pjesëmarrje në iftar, duke iu thënë se “me këtë ju na keni respektuar që sonte jemi së bashku me ju.

ARKATANA

Këshilli i Bashkësisë Islame do të vazhdoj me punë dhe aktivitetet duke iu respektuar juve si komunitet të barabartë me të gjithë të tjerët. Çdo organizim sikurse që jemi së bashku në xhamitë tona do të jemi edhe në çdo aktivitet së bashku. Përherë kemi bërë të pamundurën që të jeni të respektuar në të gjitha format edhe në ndarjen e ndihmave. Ef. Aliu premtoi se KBI do të ndaj ndihma në pako ushqimore dhe në veshmbathje në prag të fiter Bajramit për të gjithë ata që kanë nevojë pa dallim etnie.

Ndërsa në emër të institucioneve komunale dhe në emër të kryetarit të komunës pjesëmarrësit në iftar i përshëndeti nënkryetari i komunës zoti Arbër Ismajli, duke uruar muajin e Ramazanit dhe agjërim të lehtë. Nënkryetari u zotua se sikurse edhe deri më tani institucionet do të jenë pran tyre dhe se dyert e tyre do të jenë të hapur për ta në çdo kohë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.