Hidromorava

Ironizon “Vatra”: Kryetar, s’je ka din me menaxhu, dorëhiqu!

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në seancën e asamblesë komunale, kryetari i Gjilanit tha se ishte faji i tij që nuk arriti t’i shpenzojë paratë e komunës dhe i mbetën si mjete suficiti. Edhe një shitore fshati po ta menaxhonte në këtë mënyrë me siguri se do të pushohej nga puna nga frika se do ta falimentonte atë, ndërsa në krye të komunës vazhdon të qëndrojë thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.

Mobi Casa

“Ligjet nuk japin ndonjë mundësi shkarkimi para përfundimit të mandatit, por do të ishte e udhës që të jepte dorëheqje një orë e më parë, në mënyrë që ta lë komunën me sa më pak dëm. Kryetar, dorëhiqu, liroje veten dhe shpëtoje komunën” ka shkruar./rajonipress/