13 aktakuza të ngritura për vjedhje pylli, ndërtim pa leje, dhuna në familje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ”Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”./rajonipress/