Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit shënon me një program të pasur 17-vjetorin e Pavarësisë së së Kosovës

Gjilan – Të dielën, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiu, Asamblenë Komunale të Fëmijëve dhe të gjithë të pranishmit, festuam me krenari 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo ditë e shënuar është dëshmi e sakrificës dhe përkushtimit të popullit tonë për liri dhe shtet ndërtim ka shkruar Ardian Foniqi.
Postimi i plotë:
Falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të dëshmorëve tanë, sot gëzojmë një shtet të lirë dhe sovran. Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë, me përgjegjësi dhe përkushtim.
Një falënderim i veçantë shkon për fëmijët, nxënësit, prindërit dhe profesorët që morën pjesë dhe e bënë këtë festë edhe më të bukur. Entuziazmi dhe dashuria e tyre për vendin janë shpresa jonë për një të ardhme më të ndritur.
Gëzuar Pavarësinë!