ARKATANA

Kategoritë e reja të futbollit të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan fillojnë me 15 shtatorë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas pushimit të merituar të kategorive të reja të futbollit, LRFGJ ka bërë të ditur se më këto kategori do të fillohet me 15 shtatorë, për sfidat e reja futbollistike për vitin 2024-25.

Ky fillim i mbarë i këtyre talenteve të futbollit në këtë vit, do të jetë edhe më interesant se në vitet tjera, pasiqë shumë skuadra në radhët e tyre kanë talent të futbollit, të cilët pritet të ç`faqën në këto gara.

Grupi Fatosat, Pionerët, U13, U15 do të jenë sw bashku, ndërsa Kategoria U17 e Kadetëve garat do t`i zhvillojnë një Javë në Gjilan, pastaj në Kamenicë e Viti e cila ishte një kërkesë e kamotshme e tyre.

Poashtu pritet që në këto gara të mbretëron puna cilësore dhe profesionalizmi tek çdo skuadër, në të kundërtën krerët e LRFGJ, kanë bërë të ditur se nuk do të ketë për askënd asnjë tolerim më të voglin.

Eco Higjiena

“Jemi në prag të fillimit, i kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe tërheqjen e shortit, si Lidhje Rajonale çdo skuadre i urojmë paraqitje dinjitoze në fushën e blertë, do të vëzhgohet çdo ndeshje me të gjitha standardet e FFK për më të mirët gjithmonë do të ketë mirënjohje e shpërblime, ndërsa për të pa disiplinuarit do të jem të pa kompromis” ka bërë të ditur kryetari i LRFGJ Armend Misini.

Poashtu kryetari Misini ka theksuar, se është duke bërë të gjitha përpjekjet që këtyre kategorive t`ju ofrohet kushte më të mira.

“Tani e një kohë të gjatë jemi në bisedime me disa afarist të njohur për tna përkrahë këtë ligë të kategorive të reja, shpresoj se do tja arrijmë qëllimin, ndërsa gjithçka do të bëhet e ditur brenda dy tri ditëve” tha ai.

Në javën e parë do të ketë ballafaqime tejet interesante
Gjilani – Drita
Kosova(V) – Galaksia
Yjet06 – Arbëria
Don Bosko – Kika
GS Gjilani – Shkëndija
Drita B – Dardana10
ndërsa Presingu pushon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.