Kastrati: “Swiss Hospital”, në Gjilan institucion shëndetësor me kredibilitet dhe autoritet profesional

Gjilan – Sevdail Kastrati përgjegjës në “Swiss Hospital” thotë për rajonipress se mburren me punën që e kryejnë në të mirë të pacientëve. Jemi ndër spitalet më kredibile në vend, me një besueshmëri dhe klientelë të rregullt, ndërsa mburrja e jonë mbetet radiologjia dhe në veçanti Rezonanca Magnetike e cila është e kualitetit më të lartë dhe ndër të vetmet në vend dhe konkurruese në regjion.
Sevdail Kastrati është menaxher në “Swiss Hospital”, në Gjilan një institucion shëndetësor që i ka të gjitha shërbimet shëndetësore me një teknologji të fjalës së fundit.
Kastrati thotë se ka një staf angazhues prej 90 personave dhe të tjerë me honorar dhe të angazhuar.”Unë vërtet jam krenar për punën që e kemi kryer deri tani në shërbim të popullatës jo vetëm, gjilanase, por edhe nga Lugina dhe trevat tjera shqiptare. Investimi që ne kemi bërë është milionësh por për ne shumë ka rëndësi besueshmëria dhe përgjegjësia e ofruar nga publiku. Na besojnë dhe na vizitojnë dhe kjo ka shumë domethënie” shprehet Kastrati.
Kastrati thotë se shërbimet që ofron “Swiss Hospital”, janë të të gjitha niveleve, ndërsa mburrja jonë mbetet investimi në Radiologji sepse kemi Rezonancën Magnetike e cila realizohet me Philips 3 Tesla me kualitetin më të lartë dhe ndër të vetmet në vend dhe konkurruese në regjion.
“Rezonanca Magnetike në Swiss Hospital PHILIPS 3.0 Tesla Omega e vetmja e këtij lloji në regjion, mundëson përfitimin e imazheve në detajet më të vogla me qëllim përfitimi të sigurisë diagnostike për pacientët tonë. Ekzaminimi në Spitalin tonë realizohet me saktësinë më të lartë dhe imazhet më të mira. Nëse keni kokëdhembje ekzaminimi më i preferuar është rezonanca e kokës për të gjitha patologjitë e trurit” thotë Kastrati.
Sipas Kastratit shërbimi në këtë spital është 24 orë në ditë dhe është në gjendje gatishmërie me të gjithë aparaturën përcjellëse. “E kemi gjithashtu laboratorin e analizave dhe sallat më moderne për intervenime të ndryshme si dhe kemi të angazhuar mjekët më të kualifikuar në regjion. Krejt kjo e bënë “Swis Hospital”, një vend ku pacienti mund të ndihet rehat dhe i sigurt” thotë Kastrati.
“Bashkëpunimi ynë me klinikën simotër në Zvicër ka sjellur rezultate të frytshme duke ndihmuar që leximi i raporteve të ketë saktësi më të lartë dhe siguri të leximeve nga inçizimet në spitalin tonë. Çdo inçizim apo raport asistohet dhe lexohet edhe nga doktorët tonë bashkëpunues në IDMG Radio Sugiez. Dr. Murat Murati, Dr. Aïssa Boudrama, Dr. Stéphane Golay dhe Dr. Guetarny” shton Kastrati./rajonipress/