Fundamenti

Hyseni: Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës për drejtësi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komisioni Komunal i Komunës së Gjilanit, ka dorëzuar përmbledhjen e punës në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon se bashkë me një pjesë të komisionit komunal për dokumentimin e krimeve të luftës, pritën në takim Atdhe Hetemin nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Uji Dea

I pari i komunës, theksoi se i dorëzuan përmbledhjen e punës së gjatë të komisionit komunal.
Më tej ai shtoi se ndërkohë, do të përgatisin edhe dokumentacionin e plotë që të dorëzohet në IKKL.

“Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, tha Alban Hyseni./rajonipress/